Ish-ambasadori e ish-bashkëpartiaku kërkon dorëheqjen e Hashim Thaçit

Aktuale

Ish-ambasadori e ish-bashkëpartiaku kërkon dorëheqjen e Hashim Thaçit

Nga: A.ZH Më: 20 qershor 2019 Në ora: 22:19
Hashim Thaçi

Ish-ambasadori i Kosovës në Austri Sabri Kiçmari, ka reaguar pasi presidenti Hashim Thaçi ka liruar nga detyra këshilltarin e tij Branislav Nikoliqin.

Për Nikoliqin, u raportua se ishte ish-agjent i shërbimit sekret serb (BIA) kur ishte angazhuar si këshilltar i Thaçit në vitin 2016.

E ish-bashkëpartiaku dhe ish-bashkëpunëtor i tij, Kiçmari, ka thënë se Thaçi, pas këtij rasti do të duhej të dorëhiqej, përcjell Bota sot.

Ai ka marrë si shembull, rastin e kancelarit gjerman Willy Brandt, i cili ishte dorëhequr, pasi ishte vërtetuar se në Kabinetin e tij kishte depërtuar spiuni i STAS-it Günter Guillaume.

Këtë shembull sipas tij, do të duhej ta ndiqte edhe presidenti i Kosovës.

Image
Sabri Kiçmari

Reagimi i plotë i Kiçmarit:

Më 6. Maj të vitit 1974 dha dorëheqje një nga kancelarët më të suksesshëm të Republikës Federale të Gjermanisë z. WiIly Brandt. Dorëheqja e tij ishte një akt i marrjes së përgjegjësisë, si shef i Qeverisë Federale, pasi që u vërtetua se në Kabinetin e tij kishte depërtuar spiuni i STAS-it Günter Guillaume. Ja edhe një shembull tjetër i etikës politike, nga i cili do të duhej të mësoj presidenti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat