Përplasje mes Pulës dhe Paçarizit: A kanë ndërkombëtarët gisht në situatën dramatike në Shqipëri

Aktuale

Përplasje mes Pulës dhe Paçarizit: A kanë ndërkombëtarët gisht në situatën dramatike në Shqipëri

Më: 20 qershor 2019 Në ora: 22:40
Përplasjet protestues-Polici

Se a kanë ndërkombëtarët gisht në situatën dramatike në Shqipëri, është çështja që ka përplasur ish-ambasadorin e Kosovës në Shqipëri, Gazmend Pula, dhe opinionistin Rrahman Paçarizi në Rubikon të KTV-së.

Teksa i pari thoshte se ndërkombëtarët nuk kanë ofruar përkrahje për Shqipërinë, Paçarizi përgjigjej se për gjithçka fajtorë janë vetë shqiptarët dhe se s’duhet të drejtohet gishti kah ndërkombëtarët.

“Nuk ka pasur ndonjë përkrahje nga faktori ndërkombëtar dhe kjo është e mjerueshme. Përderisa ata na flasin për demokraci, ata vetë e shkelin”, ka thënë Pula, teksa Paçarizi deklaronte se “për gjithçka e kemi fajin vet dhe se nuk kanë faj ndërkombëtarët nëse ne nuk e duam shtetin tonë”.

“Kur na vyejnë ndërkombëtarët janë të mirë, e kur jo, janë të këqij. Për gjithçka kemi fajin vet ne. A kanë ndihmuar mjaftueshëm ajo është punë tjetër. Nuk e kanë përkrahur opozitën. Opozita vetë i ka djegur mandatet dhe çoi vendin në mosfunksionim”, ka thënë Paçarizi duke përsëritur se kryeministri Edi Rama ka vdekur politikisht pasi ka dalë përgjimi i tij në “Bild”.

Në anën tjetër, regjisori Agim Selimi, ka shtuar se me situatën aktuale dhe me udhëheqjen e Ramës, Shqipëria s’mund të shkojë në Evropë. Ai ka deklaruar se Rama duhet të tërhiqet nga pozicioni për të mbajtur zgjedhje lokale më 30 qershor dhe “të mendojë me kokë të ftohtë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat