Publikohet raporti për mbështetjen financiare të OJQ-ve

Aktuale

Publikohet raporti për mbështetjen financiare të OJQ-ve

Më: 21 qershor 2019 Në ora: 08:30
Ilustrim

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë në bashkëpunim me Qeverinë e Kosovës, sot organizojnë konferencën “Transparenca dhe Llogaridhënia për Fondet Publike".

Në këtë konferencë do të publikohet raporti për mbështetjen financiare publike për organizatat joqeveritare për vitin 2018.

Raporti ofron një pasqyrë të qartë dhe transparencë për të gjithë mbështetjen financiare publike që institucionet e Republikës së Kosovës kanë bërë për OJQ-të në nivelin qendror e lokal gjatë vitit 2018.

Raporti po ashtu ofron në detaje të dhënat se në cilat forma institucionet kanë ofruar mbështetje financiare për organizatat jo qeveritare dhe sa i janë përmbajtur rregullores për kriteret, standardet dhe procedurat e financimit publik te OJQ-ve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat