1999: Ushtarët gjerman duan t’ia marrin armën komandantit Tahir Sinani, por ky refuzon

Aktuale

1999: Ushtarët gjerman duan t’ia marrin armën komandantit Tahir Sinani, por ky refuzon

Më: 21 qershor 2019 Në ora: 09:44
Tahir Sinani

‘Prit! Kadal, kadal’ – Komandant i UÇK-së Tahir Sinani përplaset me KFOR-in gjerman, të cilët duan t’ia marrin armën, në qytetin e Prizrenit, më 19 qershor 1999.

Një nga komandantët më të njohur të UÇK-se Tahir Sinani, në një reportazh të France 2 shihet duke u përplasur me trupat gjermane të KFOR-t, dhe shkas ishte bërë pushka automatike e tij.

Ushtarët gjerman gjatë një kontrolli rutinor e ndalin makinën e Tahir Sinanit, dhe duan që t’ia konfiskojnë armën. Por ky refuzon.

Gjatë luftës në Kosovë ishte një ndër komandantët më aktivë, më pas emërohet Komandant i Zonës së tretë operative i Trupave Mbrojtëse të Kosovës.

Gjatë Konflikti të armatosur në teritorin e Republikës së Maqedonisë në vitin 2001 në aradhate uç kombëtare, drejtoi Brigadën 116 “Tahir Sinani”.

Tahiri Sinani së bashku me katër bashkëluftëtar humb jetën në aksident të rastit duke pregaditur armatimin e sofistikuar të mi nave me telekomandë kundër armikut në zonat malore të Gostivarit në Korab në vendin e quajtur Kukul Zabel, ashtu që më datë 29 korrik të vitit 2001 bashkë me katër shokët e operacionit bie dëshmorë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat