Shoqëria civile: Qeveria dhe Kuvendi ta tërheqin projektligjin për financimin e partive

Aktuale

Shoqëria civile: Qeveria dhe Kuvendi ta tërheqin projektligjin për financimin e partive

Më: 21 qershor 2019 Në ora: 09:46
Pamje nga video

(E plotësuar) - Organizatat e shoqërisë civile kanë protestuar edhe sot kundër projektligjit për financim të subjekteve politike.

Ata kanë kërkuar edhe një herë që projektligji për financimin e partive politike të mos kalojë.

 Valmir ismajli nga D+ tha se kanë bojkotuar punën e grupit punues.

 "Sot kemi pasur të jemi pjesë e grupit punues për reformë zgjedhore të themeluar komisioni ad-hoc i kuvendit të Kosovës për reformë zgjedhore. Ne kemi vendosur ta bojkotojmë punën në këtë grup këshillues. Derisa Qeveria dhe Kuvendi nuk e tërheqin projektligjin për financimin e partive politike, ne kemi vendosur që përkohësisht të pezullojmë aktivitetet tona në këtë grup punues", tha ai.

 Ismajli tha se do të kthehen në këtë komision, vetëm atëherë kur Qeveria dhe Kuvendi e tërheqin këtë projektligj.

Protesta e shoqërisë civile kundër projektligjit për financimin e partive

Organizatat e shoqërisë civile po protestojnë kundër Projektligjit për financim të subjekteve politike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat