Albulena Haxhiu përplaset me këshilltarët e Devollit të cilët qeshin në komision

Aktuale

Albulena Haxhiu përplaset me këshilltarët e Devollit të cilët qeshin në komision

Më: 21 qershor 2019 Në ora: 11:08

(E plotësuar) - Blerim Devolli sot është paraqitur para Komisionit Hetimor të Kuvendit të Republikës së Kosovës për gjendjen në PTK dhe Vala, lidhur kontratën që kompania e tij ‘Z mobile’ ka nënshkruar me PTK’në.

Mirëpo edhe përkundër faktit se në fillim ishte betuar para Komisionit se do ta thoshte vetëm të vërtetën, Blerim Devolli është nxjerrë në rrenë nga anëtari i këtij komisioni hetimor, Milaim Zeka. Pra Blerim Devolli ka gënjyer nën betim, vepër kjo që sanksionohet me Kodin Penal të Republikës së Kosovë.

Gjithçka ka filluar me pyetjen e anëtarit të këtij komisioni nga PDK, Bekim Kamishi, e cili e ka pyetur fillimisht Blerim Devollin se a e ka takuar ndonjëherë dhe se a ka ndonjë konflikt interesi me ndonjërin prej deputetëve që janë pjesë e Komisionit Hetimor.

“A e ke pas naj takim paraprak me ndonjërin prej deputetëve, dhe a njihesh a ki raporte më ndonjërin prej deputetëve, a po konflikt interesi apo biznesor me ndonjërin prej deputetëve që janë pjesë e këtij paneli hetimor”, e ka pyetur Bekim Haxhiu.

Ndërkohë Blerim Devolli është përgjigjur shkurtimisht me “JO”.

Më pas ka vazhduar përsëri fjalën deputeti i PDK’së, Bekim Kamishi.

“Domethënë në asnjëherë mes veti s’jemi takuar asnjëherë. Pra as raporte as klienteliste as shoqërore, s’ke me asnjërin prej deputetëve”, ka vazhduar Kamishi.

Ka qenë deputeti Milaim Zeka i cili ka konfirmuar se ishte takuar dikur me Blerim Devollin dhe se babain e tij e kishte mik, duke konfirmuar se Blerim Devolli nuk ka treguar të vërtetën nën betim.

“Unë nuk  e kam asnjë problem me të taku ty kur të duash. Sepse ti nuk je as kriminel as kurgjo. Na jemi shoqëri e vogël, krejt jarana e kusherina. Unë ta kam njoftë babën, edhe jom ardhë të kam vizitu, ti me flakë jë kanë me gazetarët anlgez në Pejë, kur u kanë krejt e djegt Peja. A po kupton, dhe unë smundem me e mohu një gjë të tillë”, ka thënë anëtari i Komisionit Hetimor, Milaim Zeka.

Sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës NR.06/L-074, Deklarimi i rremë nën betim dënohet me gjobë ose deri në 3 vjet burg.

 “Kushdo që pasi të ketë dhënë betimin pranë organit kompetent për të administruar dëshmitë   e dhëna nën betim ose betimet dhe pastaj nënshkruan dëshminë nën betim ose deklaron diç që nuk beson se është e vërtetë ose me dijeni fsheh ose shmang nga deklarimi ndonjë çështje  relevante për procedurën, dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre (3) vjet”, thuhet në Pikën 1 të Nenit 383 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Albulena Haxhiu përplaset me këshilltarët e Devollit të cilët qeshin në komision

Deputeja Albulena Haxhiu tha në Komisonin hetimor për gjendjen në PTK dhe Vala se po të kishte sistem funksional të drejtësisë, Blerim Devolli do të duhej të ishte i pranishëm në cilësinë e të akuzuarit.

“Po të ekziston prokuroria ne nuk do të ishim këtu. Po por ne nuk jemi hetues, prokuroria do të duhej ta kishte bërë këtë, po se ka bërë. Po të kishte institucione të drejtësisë, ju nuk do të ishit sot në cilësinë e viktimës por të të akuzuarit, nëse do të kishte përnjëmed institucione të drejtësisë”, tha Haxhiu.

E njejta ka kërkuar nga këshilltarët e Devollit që të mos qeshin përderisa kjo e fundit flet.

“ju kisha lut, para deputetëve mos qeshni nëse doni me na respektu, sic na ju respektuam juve me u ul këtu me I ndihmu zotit Devolli na respektoni edhe ju”, përfundoi Haxhiu, pasi që një nga këshilltarët e tij po ceshte derisa deputetja po bënte pyetjet.

Njejtë reagoi edhe një këshilltar tjetër, i cili derisa Haxhiu po i drejtonte pyetje Devollit, filloi të fliste.

“Të lutem mos fol, veç z.Devolli lejohet me u përgjigj”, tha deputeja e VV’së.

***

A ndikoi Hashim Thaçi që Devolli të futet në Telekom- çfarë thotë Blerimi

Pyetje të ndryshme po i bëhen Blerim Devollit nga deputetët që po hetojnë gjendjen e Telekomit dhe Valës. Anëtari i komisionit, Armend Zemaj, ia lexoi Blerim Devollit disa emra në mesin e tyre edhe të presidentit Hashim Thaçi, ku e pyeti se cili prej tyre i ka ndihmuar ta fitojë tenderin në Telekom.

“Asnjëri nga ta s’më ka ndihmu me fitu tenderin”, tha Devolli. Duke mohuar se presidenti Hashim Thaçi i ka nihmuar rreth tenderit.

I pyetur se a i ka ndihmu me tender Adrian Shatri, Devolli tha se ai ka qenë aksionar dhe ja ka ble aksionet.

“Ka qenë aksionar në fillim, ja kemi ble aksionet jemi largu mandej”, tha ai.

Me pas Devolli tha se ZMobile asnjëhere se ka vonuar asnjë pagesë, ndërsa sipas tij Vala nuk i ka kryer me kohë pagesat.

***

Deputeti i VV-së e pyet Devollin se si e binde PTK’në të nënshkruaj një kontratë të tillë, kjo është përgjigja e tij

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendsoje, Liburn Aliu ka pyetur shefin e Dardafonit, Blerim Devollin se si e ka arritur të bind PTK’në për të nënshkruar kontratë të tillë.

Blerim Devolli tha se negociimet për këtë çështje janë bërë nga ekspertë.

“Konkurenca e lirë ka qenë, negocimet i kanë bërë, kemi pasë eksperta aty. Grupet punuese që kanë qenë, ka rreth 11 vjet 12 vjet… Modeli 72 për qind është propozu pas negociatave nga ana e punëtorëve”, tha ai.

Ai nuk është përgjigjur se si është e mundur që është arritur një marrëveshje në disfavor të PTK’së, i pyetur nga deputeti i Vetëvendsojes.

“Është gjyku kjo çështje, sqrimet i kemi në financa, raportet e auditimit”, tha Devolli, duke treguar edhe shumën të cilën sipas tij e ka marrë Telekomi për këto vite.

“Totali është 48 milionë, që i bije 57 përqind i ka marrë Telekomi dhe jo 70 përqind”, tha ai.

Devollit nuk i kujtohet se kur i ka shitur aksionet në KMBH derisa arsyetohet se është çështje biznesore./GazetaExpress

***

Blerim Devolli tregon shumën që e ka fituar për 10 vjet me Z- Mobile

Biznesmeni Blerim Devolli që po e çon drejt falimentimit kompaninë publike, Telekom, ka raportuar për kontratën me të para komisionit hetimor për PTK’në dhe Valën.

I njejti po thotë që se njeh e sa ka njohur as atëherë atëherë kryesuesin e Bordit Rexhë Gjonbalaj.

I pyetur nga kryesuesi i komisionit hetimor, deputetit Visar Ymeri se sa ka qenë profiti i Z-Mobile që nga ekzistimi i kompanisë, Devolli kërkoi që kjo të bëhet nga këshilltari i tij që merret me financa.

Megjithatë kjo nuk u miratua nga deputetët, e rrjedhimisht Devolli u përgjigj vetë për fitimet e kompansië së tij.

“ Për 10 vjetë 5 milionë e 600 mijë, të hyrat kanë qenë 60 milionë e 437 mijë”, shtoi ai.

“Kjo pasi që para se të hiqet fitimi që duhet t’i shkojë Telekomit. Këto janë vetëm qarkullimi bruto, plus shpenzimet direkte”, deklaroi biznesmeni, duke deklaruar se ky shpenzohet këto të ardhura.

“Ka marketing, ka dyqane, ka… Shpenzime direkte, ndërkombëtare vendore, krejt çka ka na i heqim”, thotë tutje.

Devolli po raporton para komisionit për marrëveshjen që Z-Mobile ka nënshkruar vite më parë me Telekomin.

***

Blerim Devolli s’e çel para deputetëve gojën pa folur me këshilltarët e tij

Biznesmeni Blerim Devolli që momentalisht është duke raportuar para komisionit hetimor për gjendjen në PTK dhe Vala, pasi dështoi që të flasë pa praninë e mediave, nuk po deklarohet asgjë pa i pyetur fillimisht, këshilltarët e tij.

Devolli, pronar i Z-Mobile, ka marrë me veti këshilltar e asistentë, të cilët po i tregojnë këtij të fundit se cka të flasë. Fillimisht i njejti u pyet se kur apliko për marrëveshjen.

“Ka qenë një tender i hapur ne kemi marrë pjesë aty, edhe ne kemi apliku, nuk e mbaj mend cili vit ka qenë 7-8. Me emrin e Kompanisë Dardafon kemi apliku”, tha biznesmeni.

Kjo pasi që sipas deputetevë , janë dy dokumente të nënshkruara nga dy kompani.

Mirëpo, shefi i Z-Mobile po thotë se kjo ka ndodhur sepse është pronar në dy kompani, derisa thotë se për këtë çështje ka dhënë vendimin e saj edhe gjykata.

I pyetur nga kryesuesi, Visar Ymeri i PSD’së, për investimet që janë bërë, i njejti pas konsultave tha se kanë qenë 7.8 milionë, vetëm paisje. Kjo vetëm në fillim.

***

Deputetët nuk e votojnë kërkesën e Devollit për t’i larguar mediat

Deputetët nuk e kanë pranuar propozimin e biznesmenit Blerim Devolli që raportimi i tij para komisionit hetimor për gjendjen në PTK dhe Vala të bëhet me dyer të mbyllura për media.

Ishte deputeti Bekim Kamishi ai që propozoi që sipas kërkesës së Devollit të mbahen dy seanca, një e mbyllur e një e hapur.

Seanca rrjedhimisht, pas hedhjes në votim, me 8 vota pro dhe 1 kundër u vendos që të vazhdohet në praninë e mediave.

***

Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me gjendjen në PTK dhe Vala po interviston Blerim Devollin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat