Haradinaj:Në mbledhjen e radhës të Qeverisë së Republikës së Kosovës të merret vendim për tërheqjen e këtij projektligji

Aktuale

Haradinaj:Në mbledhjen e radhës të Qeverisë së Republikës së Kosovës të merret vendim për tërheqjen e këtij projektligji

Nga: M.H Më: 21 qershor 2019 Në ora: 11:15
Ramush Haradinaj

Organizatat e shoqërisë civile kanë protestuar edhe sot kundër projektligjit për financim të subjekteve politike.

Ata kanë kërkuar edhe një herë që projektligji për financimin e partive politike të mos kalojë.

Lidhur me këtë ngjarje ka reaguar Kryeministri I vendit, Ramush Haradinaj i cili shkroi në rrejtin social Facebook, se në mbledhjen e radhës të Qeverisë së Republikës së Kosovës të merret vendim për tërheqjen e këtij projektligji nga Kuvendi i Kosovës.

Postimi I plotë:

Pas shqetësimeve të ngritura nga Shoqëria Civile sa i përket ndryshimeve që i janë bërë Projektligjit për Financimin e Partive Politike, gjatë punës në Komisionet Parlamentare, kam propozuar që në mbledhjen e radhës të Qeverisë së Republikës së Kosovës të merret vendim për tërheqjen e këtij projektligji nga Kuvendi i Kosovës.
Duke e ditur rëndësinë që ka ky Projektligj, për zhvillimin e demokracisë në vend, nevojës së transparencës në funksion të politikbërjes dhe përfshirjes së të gjitha palëve në krijimin e tij, tërheqja e projektligjit dhe ridërgimi i tij, me bazë të mirë ligjore dhe demokratike, është veprim i duhur!

RH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat