Haradinaj propozon tërheqjen e projektligjit për financimin e partive politike

Aktuale

Haradinaj propozon tërheqjen e projektligjit për financimin e partive politike

Më: 21 qershor 2019 Në ora: 11:28
Ramush Haradinaj

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, pas shqetësimit të shoqërisë civile, ka propozuar që në mbledhjen e radhës të Qeverisë së Kosovës të merret vendim për tërheqjen e këtij projektligjit për financimin e partive politike nga Kuvendi i Kosovës.

Haradinaj ka shkruar në Facebook se duke e ditur rëndësinë që ka ky projektligj, për zhvillimin e demokracisë në vend, nevojës së transparencës në funksion të politikbërjes dhe përfshirjes së të gjitha palëve në krijimin e tij, tërheqja e projektligjit dhe ridërgimi i tij, me bazë të mirë ligjore dhe demokratike, është veprim i duhur.

“Pas shqetësimeve të ngritura nga Shoqëria Civile sa i përket ndryshimeve që i janë bërë Projektligjit për Financimin e Partive Politike, gjatë punës në Komisionet Parlamentare, kam propozuar që në mbledhjen e radhës të Qeverisë së Republikës së Kosovës të merret vendim për tërheqjen e këtij projektligji nga Kuvendi i Kosovës”, ka shkruar ai

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat