Zemaj lut Devollin që mos t’i merr 30 milionët e arbitrazhit

Aktuale

Zemaj lut Devollin që mos t’i merr 30 milionët e arbitrazhit

Më: 21 qershor 2019 Në ora: 12:35
Pamje nga Komisioni parlamentar hetimor për gjendjen në PTK dhe Vala

Biznesmeni Blerim Devolli, njëherësh pronar i operatorit virtual për telefoni mobile Dardafon.net L.L.C e njohur si “Z-mobile”, ka mohuar se për kontratën me PTK-në, është ndihmuar nga Adnan Merovci, Hashim Thaçi, Shyqeri Haxha, Etrur Rrustemaj, Rexhë Gjonbalaj.

Devolli gjatë raportimit në komisionin hetimor të Kuvendit të Kosovës për PTK-në, është pyetur nga deputeti Zemaj nëse është ndihmuar për arritjen e kësaj kontrate, derisa është përgjigjur se asnjëri prej tyre nuk e kanë ndihmuar për nënshkrimin e kontratës me Telekomin.

“A keni pasur kontakte fizike, apo vetëm me letrave ke i kontaktuar me bordin e PTK?”, ka pyetur Zemaj.

Ndërsa, Devolli theksoi se vetëm me anë të letrave.

Zemaj tha se dyshimet për vjedhje qëndrojnë, ndërsa tha se parat e arbitrazhit prej 30 milionë euro nuk iu takojnë Z mobile, por qytetarëve. “Ato para tentohen të merren nga grabitësit e PTK-së”.

Kryesuesi i Visar Ymeri, ka pyetur Devollin se nëse për shtatë vite fitimi ka qenë rreth 6 milionë euro për kompaninë e tij, si e arsyetoni arbitrazhin për 30 milionë euro meqë nuk janë ndarë 100 mijë numra nga Telekomi.

Devolli ndër të tjetra tha se krejt qarkullimi financiar në këtë periudhë ka qenë rreth 60 milionë euro, ndërsa fitimi neto ka qenë rreth 6 milionë euro.

Kurse, deputetja Albulena Haxhiu ka pyetur se a janë të gatshëm që të bëhet auditimi i Z mobile, por Devolli tha se të gjitha auditimet kanë përfunduar dhe janë publike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat