Devolli pyetet edhe nëse ka pirë Coca-Cola me Shpend Ahmetin

Aktuale

Devolli pyetet edhe nëse ka pirë Coca-Cola me Shpend Ahmetin

Më: 21 qershor 2019 Në ora: 12:54
Pamje nga Komisioni parlamentar hetimor për gjendjen në PTK dhe Vala

Në kuadër të intevistimit si dëshmitar në Komisionin parlamentar për PTK dhe Vala, anëtarja e Komisionit Albulena Haxhiu e ka pyetur Blerim Devollin se çfarë lidhjes ka me presidentin Hashim Thaçi.

Sipas Devollit asnjë raport nuk ka pasur dhe nuk ka me Hashim Thaçi.

 “Kurrfarë lidhje nuk kam me Hashim Thaçin, asnjëherë nuk kam diskutuar për kontratën me PTK”, tha Devolli.

Deputetja Haxhiu tha se Genc Lami ka qenë hartues i kontratës dhe mbrojtës i kontratës në Arbitrazh, por Devolli mohoi një gjë të tillë duke thënë se nuk e di.

 Ndërsa për ministrin aktual Valdrin Lluka nuk ka pohuar e as mohuar se ka qenë punonjës në kompaninë Devolli. Ndërsa, për ta ripërtërirë kontratën me Telekomin, Devolli tha se komisioni është duke punuar, por jo fshehtas. Po ashtu edhe deputeti Haxhi Avdyli ka pyetur Devolli se çfarë raportesh ka me politikanë dhe vendimmarrësit.

“A ju vie keq nëse falimenton Telekomi dhe mbesin pa punë mbi 2 mijë punëtorë?”, pyeti Avdyli. Devolli tha se kjo çështje është punë e menaxhmentit të Telekomit.

 Bekim Haxhiu anëtar i komisionit nga PDK ka pyetur Devollin për raportet e ndryshme me deputetët e Kuvendit të Kosovës, por Devolli mohoi që të ketë ndonjë bashkëpunim me ndonjë deputet. “Përdorimi i trafikut është 35 përqind në raport me Valën, raportet financiare nuk përputhen me raportet të cilat i keni dërguar PTK. Pra, e keni mashtruar PTK-në apo ATK-në”, pyeti Haxhiu Devollin. Devolli i është përgjigjur se nuk ka mashtruar asnjërën prej tyre.

Deputeti Haxhiu po ashtu e ka pyetur Blerim Devollin nëse ka  pirë Coca-Cola me kryetarin e Prishtinës Shpend Ahmeti.

Në këtë pyetje Devolli është përgjigjur me “Çka ka lidhje kjo?”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat