Ramadani: Kosova do të vazhdojë të jetë transparente me NATO-n

Aktuale

Ramadani: Kosova do të vazhdojë të jetë transparente me NATO-n

Nga: Z.B Më: 21 qershor 2019 Në ora: 13:23
Pamje nga takimi

Zëvendësministri i Mbrojtjes së Kosovës, Burim Ramadani, ka pritur në një takim lamtumirës, Gjeneralin Uwe A. Becker, Drejtor i Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s (NALT), përcjell ‘Bota sot’.

Ramadani përmes një shkrimi të bërë në Facebook, ka thënë se shpreha kënaqësinë e punës së përbashkët, në transparencë të plotë, gjatë 10 muajve të kaluar.

Postimi i plotë:

Kosova do të vazhdojë të jetë transparente me NATO-n.

Prita sot në takim lamtumirës Gjeneralin Uwe A. Becker, Drejtor i Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s (NALT), i cili gjatë ditëve në vijim përfundon misionin në Kosovë.

I shpreha kënaqësinë e punës së përbashkët, në transparencë të plotë, gjatë 10 muajve të kaluar. Sikurse edhe në punën e përditshme, i theksova Gjeneralit Becker përkushtimin e Kosovës për integrimet evro-atlantike, duke qenë të bindur në rolin e pazëvendësueshëm të NATO-s në Ballkan.
 

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat