Kryeministri Haradinaj më në fund flet për takimin e fshehtë në Berlin me palën serbe

Aktuale

Kryeministri Haradinaj më në fund flet për takimin e fshehtë në Berlin me palën serbe

Nga: D.RR Më: 21 qershor 2019 Në ora: 15:00
Ramush Haradinaj

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, në një postim në Facebook ka njoftuar se sot ka pasur një takim me kryeparlamentarin Veseli, ku i ka treguar këtij të fundit ecurinë e takimit në Berlin, ku prezent ishin pala serbe.

Haradinaj thotë se ky takim kishte për qëllim evidentimin e zbatimit të marrëveshjeve nga dialogut teknik, përcjellë “Bota sot”.

Njoftimi i plotë i Haradinajt:

Prita në takim Kryetarin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, z.Kadri Veseli me të cilin biseduam për zhvillimet e fundit politike në vend. E njoftova z.Veselin për ecurinë e takimit në Berlin në mes përfaqësuesve të Zyres së Kryeministrit, Kancelares Merkel, Presidentit Macron dhe palës serbe.
Ky takim kishte për qëllim evidentimin e zbatimit të marrëveshjeve nga dialogut teknik dhe çka duhet të bëhet në vazhdim. Në këtë takim Kosova i ka raportuar Berlinit zyrtar që Kosova i ka zbatuar të gjitha marrëveshjet e Brukselit dhe është e gatshme të vazhdojë këtë dialog, tashmë të kornizuar që çon në një marrëveshje finale, ligjërisht të obligueshme dhe që rezulton me njohje reciproke në kufijtë ekzistues.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat