Ish-agjenti i SHIK-ut e paralajmëron Baton Haxhiun: Ki kujdes, miqtë e tu e duan vrasjen tënde

Aktuale

Ish-agjenti i SHIK-ut e paralajmëron Baton Haxhiun: Ki kujdes, miqtë e tu e duan vrasjen tënde

Nga: N.Sh Më: 21 qershor 2019 Në ora: 16:11
Edi Rama, Hashim Thaçi dhe Baton Haxhiu

Ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari e ka kritikuar ashpër gazetarin Baton Haxhiun.

Miftari përmes një postimi në Facebook, thotë se, Haxhiun do ta shesin Edi Rama, Thaçi dhe UDB-ja serbe.

Sipas tij, njëehrë nga vrasja është kursyer gjatë luftës Baton Haxhiu, mirëpo tash duart do ti përlyejnë miqtë e Stanishiqit.

Miftari pohon se, Baton Haxhiu do të vritet si një qen rruge.

Lexojeni postimin e plotë të Naim Miftarit:

Baton çka do të bësh kur së shpejti do ta kthejnë shpinën UDB-ja dhe Beogradi i Vuçiqit pastaj do ju shes Prishtina e Thaçit, ndërsa Tirana e Edi Ramës do të ju shet e para, njëherë ju kemi kursyer jetën tuaj të renegatit jo që ju se keni merituar të vriteni si një tradhtar por një mik ndërkombëtar, mik i Kosovës kishte kërkuar që ju të kurseheni të ju jepet shansi i dytë!

Por ju vazhduat prapë rrugën e njëjtë aty ku e latë në gjysmë me 1996-99 me Ivica Stanishiqin tani duke punuar edhe me Stanishiqat tjerë si Hashim Thaçin e Edi Ramën. Mos harro prapë duart nuk do ti ndyn askush i ndershëm me ju (nuk i ndyn as atëherë) por juve do të ju vrasin pikërisht ata miqtë tuaj ata Stanishiqat e vogël, do vritesh sikur një qen rruge, dhe Baton ta dish askush nuk do të qaj, për ju do ju qajnë vetëm ata që ju vranë vet do ju qajnë me lot të një krokodilit (ata nuk dinë ndryshe)!

Baton shënoj lirisht këto fjali tonat që ju thash, mundeni ti drejtoheni edhe atyre prokurorive që janë prona të Stanishiqave por ju si postier-misionar dini tepër shumë mbi konsipracionet dhe takimet e fshehta jo Beogradi, Roma, Stambolli, Parisi, Amerika Latine, prandaj do të vdisni dhunshëm Batko siç ju quajnë vëllezërit tuaj serb.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat