Gjest absurd i kryeministrit Haradinaj

Aktuale

Gjest absurd i kryeministrit Haradinaj

Nga: A.ZH Më: 21 qershor 2019 Në ora: 16:35
Ramush Haradinaj dhe Miroslav Lajçak

Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati, ka reaguar pasi kryeministri i vendit Ramush Haradinaj, e ka falënderuar ministrin e Punëve të Jashtme i Sllovakisë, Miroslav Lajçak, për qëndrimin kundër shkëmbimit të territoreve.

Murati e ka quajtur absurd gjestin e Haradinajt, duke thënë se Sllovakia nuk mund të ketë qëndrim rreth kufijve të Kosovës pa e njohur atë si shtet, përcjell Bota sot.

Sipas tij, Sllovakia njëherë duhet të njoh Kosovën në këta kufij, për të pasur pastaj qëndrim pro ose kundër shkëmbimit të territoreve.

Reagimi i Muratit:

Sllovakia nuk mund të ketë qëndrim rreth kufijve të Kosovës pa e njohur atë si shtet

Sllovakia zyrtarisht nuk e njeh Republikën e Kosovës, rrjedhimisht e konsideron se është pjesë e Serbisë. Në anën tjetër kryeministri ynë e falënderon ministrin e punëve të jashtme të Sllovakisë për qëndrimin e tyre kundër shkëmbimit të territoreve! Situatë goxha absurde kjo! Sllovakia njëherë duhet të njoh Kosovën në këta kufij, për të pasur pastaj qëndrim pro ose kundër shkëmbimit të territoreve, ripërcaktimit apo korrigjimit të kufijve. Çdo gjë qëndrim tjetër, nënkupton se Sllovakia është kundër shkëmbimit të territoreve sepse tërë Kosovën e konsideron brenda kufijve të Serbisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat