Të hënën seancë e jashtëzakonshme për deportimin e shtetasve turq

Aktuale

Të hënën seancë e jashtëzakonshme për deportimin e shtetasve turq

Më: 21 qershor 2019 Në ora: 16:40
Kuvendi i Kosovës

Kuvendi i Kosovës do të mbajë seancë të jashtëzakonshme lidhur me raportin e Komisionit Hetimor për deportimin e gjashtë shtetasve turq. Seanca mbahet të hënën me fillim nga ora 11:00.

Kryesuesit e Komisionit hetimor për rastin e deportimit të gjashtë shtetasve turq nga Kosova, deputetët Xhelal Sveçla e Driton Selmanaj, kanë kërkuar seancë të jashtëzakonshme për të shqyrtuar raportin e gjetjet e komisionit.

Lidhur me këtë kërkesë të deputetëve, Kuvendi ka vendosur që të mbajë seancë të jashtëzakonshme të hënën me fillim nga ora 11:00.

31 shkeljet e gjetura nga ky komision hetimor dhe Raporti i plotë janë miratuar nga vetë Komisioni hetimor, por për shkak të zvarritjes nga Kryesia e Kuvendi ende nuk kanë dalë në rend të ditës në seancë të rregullt. Në këto kushte deputetët iniciues dhe deputetët nënshkrues dorëzuan sot kërkesën zyrtare për seancë të jashtëzakonshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat