Haradinaj tregon se a do t’i shkarkojë zyrtarët e AAK-së që kanë aktakuza

Aktuale

Haradinaj tregon se a do t’i shkarkojë zyrtarët e AAK-së që kanë aktakuza

Më: 21 qershor 2019 Në ora: 16:55
Veseli dhe Haradinaj

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj në një konferencë për media ai ka folur për takimin e fshehtë të Berlinit dhe për taksën.

Ndër të tjera, Haradinaj është pyetur nëse do të veproj njëjtë si Veseli për vendimin e tij për shkarkimin e zyrtarëve me aktakuzë.

Haradinaj është përgjigjur se nuk ndikohet nga vendimet e të tjerëve dhe si partnerë të koalicionit secili merr vendime për vete.

“Ne jemi qeveri e koalicionit dhe çdo partner i koalicionit merr vendime për vete dhe nuk ndikohet në vendime të të tjerëve. Kanë qenë gjatë në pushtet dhe kanë arsye pse kanë punuar ashtu”, tha Haradinaj.

Haradinaj tha se zgjedhjet do të ndodhin në vitin 2021 dhe nuk pret zgjedhje të parakohshme.

“Nuk kam informata për përgatitje për zgjedhje, zgjedhjet vijnë në 2021-tën, mirëpo 2021-të vjen shumë shpejtë”, përfundoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat