Krasniqi: PDK vendosi standard, me shpresë se ndiqet nga të tjerët

Aktuale

Krasniqi: PDK vendosi standard, me shpresë se ndiqet nga të tjerët

Më: 21 qershor 2019 Në ora: 18:56
Memli Krasniqi

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka thënë se ky subjekt, përmes lirimit nga detyra të personave me aktakuza, ka dashur ta vendosë një standard të ri në politikën e Kosovës, me shpresën se do ta ndjekin subjektet e tjera.

Krasniqi, ka thënë se një vendim i tillë është i drejtë.

“Kemi dashur të themi që kudo ku një zyrtar politik që ka një pozicion partiak ballafaqohet me drejtësinë, pa e paragjykuar fundin e procesit dhe fajsinë e tij të tij, të paktën të japë një shembull, po e quaj të suspendimit të pozicionit të vet, kur është është brenda pozicionit partiak apo asaj që zgjidhet me votë, dhe poashtu për një lirim të detyrës për ata që janë të emëruar politikë”, ka thënë ai në RTK.

“Me të vërtetë besoj që është një vendim i drejtë”, shtoi tutje ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat