Rasti Nikoliç, mblidhet komisioni për mbikëqyrjen e AKI’së

Aktuale

Rasti Nikoliç, mblidhet komisioni për mbikëqyrjen e AKI’së

Më: 21 qershor 2019 Në ora: 21:24
Nikolic

Ministri i Mbrojtjes, Burim Ramadani, ka reaguar pas skandalit që ndodhi në zyrën e Presidentit të Kosovës, ku një këshilltar i tij, u shkarkua me dyshimin se ishte agjent i BIA-s.

Në një përgjigje për T7, Ramadani ka thënë se Kosova po rrezikohet nga shërbimet e huaja inteligjente.

Prandaj Ramadani kërkon angazhim të shtuar të organeve të rendit.

“Edhe Kosova nuk imune ndaj influencave të jashtme armiqësore dhe sigurisht që reagimet ligjore janë shumë të nevojshme. Por se influencat e huja në Kosovë dhe në Ballkan janë prezentë i kemi parë edhe në Mal të zi dhe Ballkan dhe Maqedoninë e Veriut dhe sidomos me prezencën ruse në Serbi”.

Ndërkohë pas skandalit të fundit të Presidentit për të cilin raportoj T7 se këshilltari i Presidentit Hashim Thaçi, Branislav Nikoliç është pjesëtar i shërbimit sekret serb janë alarmuar të gjithë.

Për ketë Komisioni për Mbikëqyrje të AKI-së do të mblidhet të mërkurën për të folur për këtë rast.

“Ne shefin do ta ftojmë, por do kërkojmë llogari edhe nga presidenti…por edhe do ti pyesim se a kanë verifikim këta persona ajo… ne kemi bërë me kohë kërkesa për këtë edhe për këshilltarët e tjerë të kryeministrit pasi nevojitet që të ketë verifikimin, por s’kemi marrë përgjigjej”.

E Zëvendësministri Ramadani është nga politikanët e rrallë që ka kërkuar vetë që t’i bëhet verifikimi i sigurisë,  prandaj kërkon që të bëhet verifikimi i sigurisë, për të gjithë ata që janë të emëruar politik.

“Në bazamentin e sigurisë në secilin shtetet demokratit ka ligj për verifikimin e sigurisë dhe si e tillë është një prej masave ligjore për qartësim e secilit të emëruar apo profesionist. Ajo që është e mirë është që ekziston ky ligj, por duhet të zbatohet në nivel të emëruarave politik”

E Sipas ligjit për klasifikimin e informacioneve dhe verifikimit të sigurisë konkretisht nenit 22 pikës 1 një person mund të ketë qasje në informacion të klasifikuar si Konfidenciale sekret ose tepër sekret me kusht që ai person të ketë leje mbi sigurinë

Po ashtu sipas këtij ligji këtë punë duhet ta kryej Agjencia e Kosovës për Inteligjencë dhe autoriteti Verifikues.

T7 ka disa ditë që i ka dërguar pyetje AKI-së për t’i pyetur se a i është bërë verifikimi i sigurisë i ish këshilltarit të Presidentit, por që askush ky institucion nuk ka kthyer përgjigje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat