“Viti i ekonomisë? Jo, viti i rritjes së çmimeve”. Kështu e ka nisur Lëvizja Vetëvendosje reagimin ndaj qeverisë Haradinaj, e cila tha se ky është vit i ekonomisë.
VV-ja përmes një komunikate, ka publikuar çmimet e rritura të produkteve elementare për qytetarët.
Postimi i plotë:
Viti i ekonomisë? Jo, viti i rritjes së çmimeve.
Shkalla vjetore e inflacionit në muajin maj 2019, krahasuar me muajin maj 2018, ishte 3.4%. Kjo është shkalla më e lartë në një muaj që nga muaji janar 2013. Rritjet më të mëdha të çmimeve u shënuan në produktet bazë, të cilat përbëjnë pjesën kryesore të shportës së çdo familjeje. Këto çmime janë rritur ende pa u rritur pagat, dhe një rritje e dytë sigurisht se do të ndodhë pas rritjes së pagave. Ndërkohë që pagat pritet të rriten për disa, çmimet po rriten për të gjithë e fuqia blerëse po zvogëlohet më së shumti tek të varfërit.