Lista Serbe me kërkesë të re për vrasjen e Ivanoviqit

Aktuale

Lista Serbe me kërkesë të re për vrasjen e Ivanoviqit

Më: 22 qershor 2019 Në ora: 16:46
Lista Serbe

Vazhdimin e paraburgimit ndaj Ndelko Spasojeviqit dhe Marko Roçanit, të dyshimtë për vrasjen e Oliver Ivanoviqit, Lista Sere përmes një kumtese e ka quajtur shkelje të të gjitha të drejtave të serbëve në Kosovë.

“Pa kurrfarë dëshmish po vazhdon shkelja e të drejtave të serbëve në Kosovë” thotë kumtesa.

Lista Serbe me kumtesën që e përcjell b92, ka kërkuar që të gjithë serbëve të arrestuar t’i u mundësohet mbrojtja në liri ndërsa akuzat ndaj tyre i ka quajtur vetëm politike.

Gjykata në Prishtinë ua ka zgjatur edhe për dy muaj paraburgimin pjesëtarit të Policisë së Kosovës Nedelko Spasojeviq dhe Marko Roshiqit të dyshuar për pjesëmarrje në vrasjen e Oliver Ivanoviqit më 16 janar të vitit 2018.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat