Zbulohet arsyeja pse kryeministri Haradinaj e dëshiron falimentimin e Telekomit

Aktuale

Zbulohet arsyeja pse kryeministri Haradinaj e dëshiron falimentimin e Telekomit

Nga: N.Sh Më: 22 qershor 2019 Në ora: 16:58
Ramush Haradinaj

Tashmë është e qartë se kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj po e dëshiron të falimentoj Telekomi i Kosovës, në mënyrë që të bëj një transaksion me klientët e tjerë, pra me një njeri të vet, të cilin tashmë e ka takuar.

Kështu vlerëson, Avni Zogiani nga Lëvizja Vetëvendosje përmes një postimi në Facebook.

Zogiani shton se kjo edhe është arsyeja pse Haradinaj nuk dëshiron që të paguaj 55 milionë euro për arbitrazhin për Telekomin.

Ja postimi i plotë:

Kryeministri donte t'ia jepte nje klienti te vet 55 milione euro, e po thote se nuk paguajme per arbitrazhin per telekom, te cilin e ka shkaktuar vete pushteti!

Ketu nuk eshte se i dhimbsen kryeministrit parate qe mund te paguante per arbitrazhe, sepse e ka treguar tashme kte, por do qe ta shpalle te falimentuar nje kompani publike, ne menyre qe ta beje nje transaksion me klientet tjere te vet, te cilet tashme edhe i ka takuar!

Kryeminister, keto pronat e parate publike nuk jane tuat, ti je veç menaxhues i tyre ne emer te qytetareve, se ka fillue me tu perzi siç duket!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat