Mahmuti tregon kush mund të ketë shpresë për marrëveshje me Serbinë

Aktuale

Mahmuti tregon kush mund të ketë shpresë për marrëveshje me Serbinë

Më: 22 qershor 2019 Në ora: 17:15
Bardhyl Mahmuti

Publicisti Bardhyl Mahmuti duke komentuar deklaratat e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se vetëm ata që dëshirojnë ta falin tokën e Kosovës, mund të shpresojnë në arritjen e marrëveshjes me Serbinë e udhëhequr nga ata që përpiluan, ekzekutuan dhe fshehën krimin e gjenocidit në Kosovë.

“Ish-ministri i Informacionit të Serbisë së Sllobodan Millosheviqit gjatë kohës së luftës, që për funksion kishte fshehjen e gjenocidit në Kosovë, dhe aktualisht president i Serbisë Aleksandar Vuçiq deklaroi për “TV Pink” të Serbisë se “nëse nuk merr nga Kosova (atë që ka në plan-deduksion imi) edhe sikur të vinin 4 mijë amerikanë, ose 40 mijë amerikanë, ose 400 milion amerikanë, jo nuk ka 400 milion, janë 350 milion, apo të gjithë amerikanët, nuk do ta njohin pavarësinë e Kosovës”! Prandaj, vetëm ata që dëshirojnë t’i falin tokën e Kosovës Serbisë mund të shpresojnë në arritjen e marrëveshjes me Serbinë e udhëhequr nga ata që përpiluan, ekzekutuan dhe fshehën krimin e gjenocidit në Kosovë”, ka shkruar ai në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat