A janë këto arsyet pse u anulua Samiti i Parisit?!

Aktuale

A janë këto arsyet pse u anulua Samiti i Parisit?!

Nga: D.RR Më: 22 qershor 2019 Në ora: 17:20
Foto nga takimi në Berlin

Prof. Dr. Binak Maxharraj, në një postim të tij në Facebook ka shkruar disa arsye që sipas tij kanë bërë që të anulohet Samiti i Parisit.

Ai fajin e hedh te presidenti Thaçi dhe kryeministri Haradinaj, të cilët sipas Maxharrajt, nuk kishin koordinim të duhur.

Shkrimi i plotë:

ANULIMI I SAMITIT NË PARIS ?!

Kancelarja dhe mikja e jonë e fuqishmë e Gjermanisë Angela Merkel dje njoftoi së Samiti i Parisit i paraparë për 1 korrik 2019 anulohet.Këtë konstatim e vertetoi edhe Presidenti i Francës Marcon së nuk do të këtë takim.Edhe Kancelarja Merkel,po edhe Presidenti Marcon theksuan së Samiti do te mbahet diku në vjeshtë,në të cilin do të marrin pjesë direkte edhe SHBA-të.

Por,pse u anula Samiti i Parisit?!.

Menjëherë pas këtij vendimi të Kancelares Merkel dhe Prisidentit Marcon në Kosovë kreret e pushtetit filluan të gjuhën me shigjeta më njër tjetrin.Shumë i revoltuar dhe gadi së nuk qitke flakë për goje në lidhje me anulimin e Samitit ishte Presidenti Hashim Thaçi.Më të gjithë arsenalin e tij politike e sulmoi Kryeministrin si fajtor për anulimin e Samitit.E akuzoj për një qeverisje të keqe(thuese ajo e Thaqit kir ishte Kryeminister paska qenë më e mirë)duke e kazuar Qeverin Harajdianj për veprime te nxitura,te pakordinuara dhe të gabuara,të cilat lanë hije te keqe të ndërkombetarët.
Por të gjithë e dinë se Kosovën e “sundojnë” pushtetar harambasha,të cilët veprojnë secili në krye n’vehte,pa u marr veshë me njeri tjetrin,ne stilin “njeri i mshon kalit e tjetri potkonit”.

Le qe nuk merrën vesh për asgjë kur janë në pyetje punet e shtetit,por ata thjeshtë kanë edhe inate personale,thjeshtë nuk flasin njeri me tjetrin.Nëpër tubime të ndryshme shkojnë ndaras,me qendrime të ndryshme,duke e lanë një ndjejnë të keqe të nikoqiret.Kush është ketu fajtor,kush duhet kend ta sulmojë për këtë?!

Por,si po dukët Presidentit Hashim Thaçi diçk po i ngutet në dialogun me Serbin.Po i ngutet sespe po donë sa më shpejtë ta përfundon projektin e tij për ndarjen apo korigjimin e kufijve të ideuar në trekëndeshin Vuçiq-Thaçi-Rama,i cili i hasi në gozhdë bash në Samitin e Bërlinit,por mbeti me shpresë së do ta shtyej më tej.dhe u befasue më anulimin e Samitit,mbeti më gishta n’gojë.

Nga ana tjetër Kryeministri Harajdinaj nuk ka fuqi politike ta ndalojë një Samit të inicuar dhe organizuar nga dy shtetet më të fuqishme të Evopës. Për këtë as që ka të drejtë Prsidenti Thaçi ta sulmoj.Por,tani për tani,anipse Qeveria Harajdinaj ka probleme në qeverisjen e sajë me skandale dhe afera të ndryshme ne Qeverisje.Por, “Themra e Akilit”së ku po i dhembë Thaçit është fakti se Ramush Harajdinaj i doli si digë e fortë në projektin e tij për ndarjën dhe korigjimin e kufijve të Kosovës.Haptas i tha,para krejtë botës së nuk ka ndarje as korigjim të kufijve dhe deri me tani nuk lëshon pe.Kjo e tmerroi treshën Vuçiq-Thaçi-Rama,dhe Harajdinaj fuqishën këtu nuk lëshonë pe.Por i tmerroi edhe te gjitha ato çrqe pro ruse-serbe qe e pëkrahnin këtë ide në krye me Federica Mogherinin te cilës i doli boja si plakave me udhëheqëjën tendencioze te dialogut.

Por unë mendoj së pati ndikim anulimi i Samitit sepse as Gjermania e as Franca nuk ishin të gatshëm t’i presin në Samit delegaconet,sidomos,këtë të Kosovës me shumë agallar dhe pashallar të cilët shkojnë në krye n’vehte të pa unifikuar dhe me kurrfarë bashkëpunimi me njeri tjetrin,dhe thjeshtë Angela Merkel dhe Marvon nuk ishin të gatshëm për ndonjë cirkus të radhës dhe e anuluan Samitin.Kjo ishte një mençuri e tyre

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat