Eksperti amerikan “godet” Serbinë për Kosovën: Ende nuk ka mbaruar lufta

Aktuale

Eksperti amerikan “godet” Serbinë për Kosovën: Ende nuk ka mbaruar lufta

Nga: A.ZH Më: 22 qershor 2019 Në ora: 17:25
Alon Ben-Meir

Profesori dhe eksperti amerikan për politikën dhe çështjet e Ballkanit në Universitetin e Nju Jorkut, Alon Ben-Meir, ka kritikuar sërish Serbinë për raportet me Kosovën.

Ai ka thënë se Kosova ka pritur qe 20 vjet për njohjen e viktimave të dhunës seksuale.

Sipas tij, edhe pse Kosova ka shpallur pavarësinë nga Serbia, lufta nuk ka mbaruar për të mbijetuarat e dhunës seksuale.

Eksperti amerikan ka thënë se të mbijetuarat e dhunës seksuale të luftës, ende po vuajnë në heshtje, përcjell Bota sot.

“Kosova priti 20 vjet për njohjen e viktimave të dhunës seksuale. Edhe pse Kosova përfundimisht shpalli pavarësinë nga Serbia, lufta nuk mbaron për këto të mbijetuara që ende vuajnë në heshtje”, ka deklaruar Alon Ben-Meir.

Kujtojmë se dëshmi për dhunimet barbare të ushtrisë serbe ndaj femrave shqiptare, ka dhënë ditë më parë e mbijetuara Vasfije Krasniqi Goodman në Komitetin për Punë të Jashtme në Kongresin Amerikan.

Ajo ka kërkuar drejtësi për atë që i ndodhi, ashtu siç kërkojnë edhe 20 mijë viktima seksuale shqiptare gjatë luftës./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat