Vlora Çitaku për Majlinda Kelmendin: Një dhe e vetmja

Aktuale

Vlora Çitaku për Majlinda Kelmendin: Një dhe e vetmja

Më: 22 qershor 2019 Në ora: 18:02
Vlora Çitaku

Ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku , i është gëzuar fitores së Medaljes së Artë të Majlinda Kelmendit në “Minks 2019”.

Ajo postoi një fotografi të kampiones së Xhudos në Facebook, dhe shkroi: “Një dhe e vetmja”.

Xhudistja kosovare, Majlinda Kelmendi, ka shënuar një tjetër sukses të madh në karrierën e saj të pasur, duke fituar medaljen e artë në Lojërat Evropiane që po mbahen në Minsk të Bjellorusisë.

Kelmendi garoi në kategorinë deri në 52 kilogramë, kategori në të cilën doli të ishte e pakonkurrencë.

Majlinda e nisi këtë garë me fitore, duke triumfuar kundër garueses Fabienne Kocher, falë rezultatit që u vendos në ‘Gold Score’, shkruan lajmi.net. Shmangiet e vazhdueshme nga duelet, bënë që gjyqtarët të ndëshkojnë zviceranen, për t’i mundësuar fitoren Majlindës.

Krenaria e Kosovës arriti që të siguronte edhe fazën gjysmëfinale, duke triumfuar në përballjen kundër polakes Karolina Pienkoëska, përballje të cilën e fitoi me IPPON.

Në gjysmëfinale, Majlinda Kelmendi kishte të bënte me francezen Amandine Buchard, të cilën gjithashtu e kaloi pa ndonjë telash të madh, për të siguruar fazën finale, ku do të përballej me Nataia Kuziutina, shkruan lajmi.net.

Edhe Kuziutina ishte e pafuqishme që ta ndalte heroinën kosovare, e cila me fitoren kundër ruses, me rezultatin 1:0, arriti që të bënte të vetën medaljen e artë në këto Lojëra Evropiane.

Ky është një tjetër sukses i madh për sportin kosovar, si dhe për Majlinda Kelmendin dhe trajnerin e saj Driton Kuka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat