Dështimi i samitit të Parisit, hap “luftë” të re ndërmjet Thaçit dhe Haradinajt

Aktuale

Dështimi i samitit të Parisit, hap “luftë” të re ndërmjet Thaçit dhe Haradinajt

Nga: A.M. Më: 22 qershor 2019 Në ora: 19:40
Hashim Thaçi, Ramush Haradinaj

Gjatë të ditës së premte u bë e ditur nga kabineti i presidentit të Francës, Emmanuel Macron, se nuk do të ketë  takim në mes përfaqësuesve të Kosovës dhe Serbisë, i cili ishte paralajmëruar të mbahej me 1 korrik në Paris.

Gjatë ditës së sotme, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj bënë akuza të ndërsjellat.

Fillimisht, Thaçi shkruajti në Facebook se “se vendimet dhe veprimet e nxituara, të pakoordinuara dhe të gabuara strategjikisht të institucioneve shtetërore të Republikës së Kosovës, kanë dëmtuar rëndë respektin dhe mbështetjen e partnerëve tanë perëndimorë për Kosovën”.

Në të njëjtën platform, ju kundërpërgjigj Haradinaj i cila shkruajti se “ishte gabim që sovraniteti dhe integriteti territorial i Republikës së Kosovës të paraqitej si pjesë e dialogut me Serbinë”, si dhe “dëmi që i është shkaktuar Kosovës duke bërë pazar me sovranitet dhe integritet është i madhe”.

Analisti politik, Faik Krasniqi, në një bashkëbisedim për “Bota sot”, e ka mirëpritur dështimin e samitit të Parisit, pasi që është parandaluar skenari për ndarjen e Kosovës.

“Mirë është dështoi Samiti i Parisit. Dështimi i këtij Samiti në njëfarë mënyrë edhe parandaloi skenarin e ndarjes se Kosovës”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Image
Faik Krasniqi

Kurse, për akuzat e Thaçit dhe Haradinajt ndaj njëri tjetrit, Krasniqi ka thënë se këto janë konsum të brendshëm politik.

“Akuzat e kundërakuzat e presidentit dhe kryeministrit, janë thjesht për konsum të brendshëm politik. Edhe presidenti, edhe kryeministri janë fajtore për akuzat e bëra!”, ka përfunduar Krasniqi për “Bota sot”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat