Vuçiqi paralajmëron kundërmasa ndaj Prishtinës për taksën

Aktuale

Vuçiqi paralajmëron kundërmasa ndaj Prishtinës për taksën

Nga: F. B. Më: 23 qershor 2019 Në ora: 13:52
Aleksandar Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka theksuar sot se “nuk është heq dorë” nga vendosja a kundërmasave ndaj Prishtinës për shkak të taksës ndaj mallrave serbe, por ka shtuar se “ shumë vështirë” të bëhen dhe pasojat mos të ndihen tek serbët në Kosovë, shkruan “Danas”, përcjell “Bota Sot”.

Ai pas vizitës së punimeve në parkun në Beograd ka thënë se do vendosen kundërmasa nëse nuk ka lëvizje në bisedimet me Prishtinën.

"Kjo nuk është pyetje e kërcënimeve ditore apo afatizimi. Dikur këtë e thoni me shpresë se nuk e bëni. Do të bisedojmë me partner ndërkombëtar dhe nëse detyrohemi, nëse nuk ka ndonjë lëvizje duhet të i vendosim ", ka thënë Vuçiq duke njoftuar se pas 28 qershorit pas bisedës me serbët e Kosovës do flitet për kundërmasat eventuale.

Duke komentuar vlerësimet e zyrtarëve të ndryshëm amerikan se Prishtina ka pasur të drejtë në vendosjen e taksës sepse Serbia ka punuar në tërheqjen e njohjeve të pavarësisë së Kosovës, Vuçiq ka thënë se Serbia asnjëherë nuk ka nënshkruar marrëveshje as gojarisht nuk ka premtuar se nuk do punoj në tërheqje të njohjeve.

"Kjo është puna jonë, Serbia nuk e ka pranuar pavarësinë e Kosovës dhe ia dolëm që të kemi 13 tërheqje të njohjeve. Ata e shohin s ene na ngutet për shkak vrullit dhe rritjes ekonomike për atë na shantazhojnë dhe kërkojnë të pranojmë Kosovën ", ka thënë presidenti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat