Lajmi i fundit: LDK pa grushte e karrige zgjedh një kryetar dege

Aktuale

Lajmi i fundit: LDK pa grushte e karrige zgjedh një kryetar dege

Më: 23 qershor 2019 Në ora: 22:09
LDK

Lidhja Demokratike e Kosovës, ka zgjedhur një kryetar dege pa pasur grushte dhe karrige. Teksa janë shpeshtuar rrahjet dhe përdorimi i karrigeve brenda partisë që drejtohet nga Isa Mustafa, është bërë e pamundur që të zgjidhet një kryetar dege pa pasur incidente të tilla.

Por, në Gjermani, LDK ka arritur që ta zgjedh Osman Ferizi si kryetar të degës së kësaj partie.

Ferizi u zgodh kryetar i degës së LDK-së në Gjermani, pa pasur grushte dhe karrike.

“Sot, Dega e LDK-së në Gjermani mbajti Kuvendin IX zgjedhor dhe zgjedhi për kryetar Dege Osman Ferizi, Kryesinë e re dhe delegatët për Kuvendin qendror.Urime Kryetarit të ri dhe Kryesisës Dega në Gjermani”, thuhet në njoftimin e LDK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat