Haradinajt askush s’i tregon që s’di të këndojë: E sjell edhe një version të ‘Oj Kosovë, o moj bukuroshe’

Aktuale

Haradinajt askush s’i tregon që s’di të këndojë: E sjell edhe një version të ‘Oj Kosovë, o moj bukuroshe’

Më: 23 qershor 2019 Në ora: 22:55
Ramush Haradinaj

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, është takuar sot me Harry Bajraktarin, i cili i sipas tij ka hapur dyert për Kosovën në politikën e lartë amerikane.

Kreu i Qeverisë me këtë rast tha se Harry Bajraktari ka bërë aq shumë për të drejtën shqiptare, për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës dhe për fuqizimin e miqësisë ndërmjet shqiptarëve dhe amerikanëve, që e rëndit atë ndër njerëzit më meritorë të atdheut tonë.

“Çdoherë kënaqësi ta vizitoj mikun tim, shqiptarin e jashtëzakonshëm që i ka hapur dyert për Kosovën në politikën e lartë amerikane”, shkruan Haradinaj në Facebook.

Kryeministri Haradinaj gjatë këtij takim ka treguar edhe një herë që nuk ka hequr dorë nga këndimi.

Ai përsëri, në disa video të cilat i ka publikuar reperi Klepto shihet duke kënduar këngën e tij të preferuar, ‘Ani moj Kosovë’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat