Krasniqi: Qeveria serbe nuk do marrëveshje me Kosovën

Aktuale

Krasniqi: Qeveria serbe nuk do marrëveshje me Kosovën

Nga: A.SH Më: 24 qershor 2019 Në ora: 09:26
Milazim Krasiniqi

Profesori Milazim Krasiniqi ka thënë se anulimi i takimit në Paris ka një arsye, qeveria serbe nuk do marrëveshje me Kosovën, në bazë të këtij realiteti që ekziston, përcjell “Bota sot”.

Ai përmes një postimi në Facebook ka shkruar se, ata duan marrëveshje që hap rrugë për copëtimi e Kosovës dhe që amneston gjenocidin serb, ata thjesht të përmbushin programin e kriminelëve të vjetër.

Postimi në Facebook:

Takimi i Parisit eshte anuluar per nje arsye te vetme: Vuciqi dhe qeveria serbe nuk duan marreveshje me Kosoven, ne baze te realitetit qe ekziston. Duan marreveshje qe mundeson aneksimin e veriut dhe paralizimin e jugut, marreveshje qe hap rrugen e copetimit te Kosoves. Marreveshje qe amneston gjenocidin serb. Marreveshje qe hap rruge per krjiminin e Serbise se Madhe, duke shkeputur edhe Republika Srpskan. Pra eshte programi i krimineleve te vjeter. Nese nuk duan ta kuptojne kete gje kaq te thjeshte, Merkeli, Makroni e te gjithe te tjeret, mund te behen kontribuues te destabilizimit te vete Avropes. Ata duhet ta mbyllin lojen me zjarr, e jo t i fryejne zjarrit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat