Plani i ri i Serbisë dhe Rusisë në Veri të Mitrovicës

Aktuale

Plani i ri i Serbisë dhe Rusisë në Veri të Mitrovicës

Nga: D.RR Më: 24 qershor 2019 Në ora: 09:45
Veriu i Kosovës

Ish anëtari i SHIK-ut, Naim Miftari, ka thënë se plani i ri serbo-rus në Veri, do të jetë “Uria”.

Ai thotë se kjo është një lojë e re e tyre, por që i ndihmuar nga presidenti i Kosovës.

Ndër tjera, ai thotë se Serbia kurrë nuk do të lejojë vendosje të kufirit në veriun e Kosovës, derisa shteti jonë të tregohet kaq joserioz.

Postimi i plotë:

Plani Serbo-Rus në Kosovë "Uria"

Pas katastrofës "artificiale” humanitare në veri, plani serbo-rus i ndihmuar edhe nga Hashim Thaçi, në veri rikthehet loja me barrikada tani krejt ma ndryshe se si para ca ditëve dhe me rebelimin kinse serb, cak prapë pikat kufitare dhe shkatërrimi i doganave si herën e kaluar kur u djegën me themel dy doganat e Kosovës dhe nuk u  ndëshkuan kurrë askush për këto vepra terroriste.
Serbia nuk do të lejoj kurrë vendosje të kufirit të njëmend në veriun e Kosovës gjersa shteti i jonë tregohet kaq indiferent dhe kaq i dobët ushtarakisht, probleme do të kemi edhe gjersa ka politikanë shqiptarë pro-serb si për shembull presidenti i "jonë" Thaçi që ua kryen detyrat e shtëpisë Beogradit në Kosovë dhe e ndihmojnë republikën e Serbisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat