Deputetët e LDK-së takojnë zv/presidentin e PE-së, flasin për dialogun me Serbinë

Aktuale

Deputetët e LDK-së takojnë zv/presidentin e PE-së, flasin për dialogun me Serbinë

Nga: A.Zh Më: 24 qershor 2019 Në ora: 09:51
Pamje nga takimi LDK me zv/presidentin e PE-së

Kryetari i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti dhe Kryetarja e Komisionit për Punë të Jashtme Vjosa Osmani, takuan sot Zëvendës Presidentin e BE-së Rainer Wieland së bashku me 20 përfaqësues senior të CDU-së.

“ Hoti në cilësinë e Kryetarit të Grupit Parlamentar të LDK-së falënderoi Wieland dhe të pranishmit për angazhimin e tyre dhe mbështetjen e vazhdueshme në shtet ndërtimin e Kosovës”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga LDK-ja.

Sipas njoftimit, në takim u diskutua për sfidat e brendshme të Kosovës në tema të ndryshme si sundimi i ligjit dhe për çështje që lidhen me politikën e jashtme siç është dialogu me Serbinë, përcjell Bota sot.

Në fund të takimit Wieland falënderoi Hotin për takimin si dhe theksoi edhe një herë se LDK mbetet partneri më kredibil për procesin e integrimit euro-atlantik të Kosovës./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat