Thaçi: Rrezikohen raportet rajonale nëse brenda vitit nuk ka marrëveshje me Serbinë

Aktuale

Thaçi: Rrezikohen raportet rajonale nëse brenda vitit nuk ka marrëveshje me Serbinë

Më: 24 qershor 2019 Në ora: 10:44
Konferenca “Zëri i Popullit rreth ‘Finales së Madhe’ ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, i organizuar nga RIDEA

(E plotësuar) - Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka deklaruar se situatat dhe zhvillimet e fundit nuk janë aspak premtuese se mund të arrihet një marrëveshje përfundimtare në mes Kosovës dhe Serbisë, pasi gjërat nuk po lëvizin fare dhe përkundër iniciativës së fundit për të zhbllokuar dialogun rezultati është zero.

Presidenti Thaçi i bëri këto komente në konferencën “Zëri i Popullit rreth 'Finales së Madhe' ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, i organizuar nga RIDEA.

Thaçi tha se përmbyllja e dialogut me Serbinë që rezulton me njohje reciproke është interes nacional i Kosovës, prandaj është e domosdoshme që si spektër politik të jemi unik për këtë çështje.

Thaçi: Përkundër iniciativës për të zhbllokuar dialogun rezultati është zero

“Nuk kam dyshim që në këtë vit mund të arrihet marrëveshje ligjërisht obligative në mes Kosovës dhe Serbisë, por nëse nuk ndodhë hymë në një fazë të rrezikshme të këtyre raporteve, të cilat mund të destabilizoj raportet jo vetëm tonat si dy shtete por edhe rajonin. Fatkeqësisht situatat dhe zhvillimet e fundit nuk janë aspak premtuese, gjërat nuk po lëvizin fare dhe aktualisht jemi duke vetnumruar. Përkundër iniciativës së fundit për të zhbllokuar dialogun rezultati është zero...... 20 vjet më parë askush këtu në Prishtinë, Uashington apo Bruksel nuk ka mundur të imagjinoi që dy dekada më vonë, Kosova dhe Serbia nuk do të krijojnë marrëdhënie normale. Tani të gjithë ne që jemi këtu e dimë që nuk mund të presim edhe 20 vjet e tjera për t’i dhënë fund raporteve në mes nesh dhe Serbisë, e ritheksoj koha nuk është aleati ynë, statuskoha është e paqëndrueshme“, tha ai.

Ambasadori Norvegjez në Kosovë, Per Strand Sjaastad tha se shembulli i Maqedonisë dhe Greqisë, është një shembull i mirë që duhet të shërbej për të gjithë.

Sjaastad: Inkurajoj Kosovën dhe Serbinë që të arrin një dialog normalizimi

“Inkurajoj Kosovën dhe Serbinë që të arrin një dialog normalizimi dhe kjo do të ofrojë mundësi të reja për një devidentë paqësore , për një derë të hapur, e cila për momentin është e mbyllur për Kosovën.....ky studim është me rëndësi të theksohet që shumica e banorëve e mbështesin dialogun dhe porosia kryesore duhet të jetë që populli i kërkon ndryshimet. Për momentin veprimet uniterale për të Kosovën dhe Serbinë e bëjnë të vështirë progresin në dialog“, tha ai, duke shtuar se faktori kohë është shumë i rëndësishëm, pasi vonesa e procesit gjithomonë sjellë vështirësi dhe pengesa”, tha ai.

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti deklaroi se duhet sqaruar se rruga e Kosovës për në Bashkim Evropian nuk kalon nëpër Serbi, por rruga e Serbisë për në BE, kalon nëpër Prishtinë.

Kurti: Kam një propozim të thjesht

“Unë e kam një propozim shumë të thjesht, le ta bëjmë një herë anëtarësimin në OKB, le ta fitojmë njohjen e Serbisë, pastaj e korrigjojmë edhe kufirin se e mbajmë mend shumë mirë që na thanë le ta bëjmë korrigjimin e kufirit me Malin e Zi se na vjen liberalizimi, i humbëm 8200 hektarë e liberalizimi i vizave nuk ndodhi.....ne jemi të bindur si subjekt politik që zgjidhja e duhur është me haptë e duhur, le të mos shtiremi që nuk kemi marrëveshje me Serbinë, i kemi 33 marrëveshje me Serbinë, çështja është që duhet të bëhet një shqyrtim dhe vlerësim i dialogut 6 vjeçar me 33, le ta shohim shkallën e zbatimit dhe ndikimit për qytetarët tanë, pra gjashtë vjet 33 marrëveshje, ku jemi, pa u bërë kjo gabimet në të ardhmen janë të garantuara“, tha ai.

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka se opozita e mbështet dialogun por jo edhe mënyrën se si po ecë ky proces.

Haziri: Po na shtyn në popullzim që nuk do të mund të kontrollohet

“Jo zgjedhje për të hyrë në qeveri me çdo kusht por zgjedhje  pët të përcaktuar mbështetjen qytetarë dhe marrë përgjegjësi për zgjidhjen e këtyre problemeve sepse Kosova sot është e pa udhëhequr me përgjegjësi të pritura, përkundrazi po vazhdon të jetë peng i proceseve të brendshme. Nuk e nënvizova me qëllim por dua të përmend, jo me të drejt po na shtyn vendimet  e partive politike në popullzimin që nuk do të mund të kontrollohet, nuk do të mund të menagxhohet  në zgjidhjen e problemeve kritike të vendit “, tha ai.

Kryetari i Partisë Socialdemokrate dhe bashkëdrejtues i Delegacionit Shtetëror, Shpend Ahmeti, tha se presidentët e kryeministrat e Serbisë, nuk kanë ndryshuar.

Ahmeti: Duhet ta paguajmë një çmim

“Është e qartë që Serbia po thotë cili është çmimi që do ta paguani për njohjen nga Serbia, pra ne një çmim duhet me pagu, tash veç është në pyetje cili çmim po e paguajmë, në këtë rast është mirë ta diskutojmë se cilin çmim po duam ta paguajmë. U tha se koha nuk është aleati jonë, duhet ta shpjegojmë se kjo nuk është jetim si faj“, tha ai.

Përndryshe, u tha gjatë këtij studimi të bërë në bazë të anketave nga të dyja komunitetet, ka dal se për vazhdimin e status kohës janë 7 përqind e qytetarëve, për Asociacionin me kompetenca ekzekutive në këmbim të njohjes De Fakto nga Serbisë janë 9 përqind të qytetarëve, dhe për korrigjimin e kufijve që do të rezultonte me njohjen dhe anëtarësimin e Kosovës në OKB, mbështetja është 32 përqind e qytetarëve të Kosovës.

Gjatë kësaj ankete është parë se komuniteti shqiptarë është i brengosur për vështirësinë e lëvizjes së lirë dhe repetentët serbë të cilët kanë theksuar nevojën për zgjidhjen e çështjeve të brendshme. Po ashtu, 83 përqind e kundërshtojnë Asociacionin me kompetenca ekzekutive.

***

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, në fjalën e tij hyrëse në konferencën “Zëri i Popullit rreth ‘Finales së Madhe’ ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, ka thënë se përmbyllja e dialogut politik me Serbinë, me marrëveshjen ligjërisht obligative që nënkupton njohje reciproke, është interes nacional i Kosovës, prandaj është e domosdoshme që të jemi unikë në këtë proces.

“Ne duam që një herë e përgjithmonë ta qartësojmë raportin tonë si shtet me shtetin e Serbisë, gjë që mund të arrihet vetëm përmes një dialogu që do t’i ketë afatet kohore të qarta, objektivat precize, garancat dhe mbështetjen ndërkombëtare, në radhë të parë të SHBA-së dhe BE-së. Nuk kam kurfarë dyshimi që nëse këtë vit nuk do ta bëjmë marrëveshjen ligjërisht detyruese në mes të Kosovës dhe Serbisë, do të hyjmë në një zonë të rrezikshme të këtyre raporteve, që mund ta destabilizojë gjithë rajonin”, ka thënë presidenti Thaçi.

Ai ka theksuar se fatkeqësisht situata dhe zhvillimet e fundit nuk janë aspak premtuese dhe gjërat nuk po lëvizin fare. “Përkundër inciativave të fundit për ta zhbllokuar dialogun, rezultati është zero. Mungesa e dialogut dhe e perspektivës së arritjes së një marrëveshjeje për normalizimin e marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë është rreziku më i madh i mundshëm për sigurinë dhe stabilitetin e Kosovës”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat