PTK ia shkëput kontratën Z-Mobile më 30 korrik - Bota Sot
PTK ia shkëput kontratën Z-Mobile më 30 korrik

Aktuale

PTK ia shkëput kontratën Z-Mobile më 30 korrik

Më: 24 qershor 2019 Në ora: 11:52
Foto ilustrim

Punëtorët e Postës dhe Telekomit të Kosovës kanë mbajtur sot një protestë kundër vazhdimit të kontratës me operatorin Z-Mobile.

Kryetari i Sindikatës së punëtorëve Lamih Balaj është takuar me kryeshefin Bedri Istrefi ku ka njoftuar se është marrë vendim që kotnrata me Z-Mobile të shkëputet më  30 korrik.

Këtë e ka konfirmuar edhe vet Istrefi ndërsa sindikalistët në protestë kanë kërkuar nga Qeveria që ta përkrahin vendimin e PTK-së për shkëputje të kontratës.

“Kërkojmë nga kryeministri t’ia kthej dividentën Telekomit por një gjë duhet ta kenë të qartë se punëtorët e telekomit janë të vendosur në rast se tentohet të lidhet kontratë e re me Z-Mobile një gjë e tillë nuk do të ndodhë. Zotohemi sot këtu që do të ndalim shkatërrimin e telekomit të Kosovës", tha Balaj.

Ndërkaq, Nexhat Llumnica në emër të sindikatës së Re të KEK-ut tha se kontrata me Z-Mobile është  e dëmshme.

Ai ka kërkuar që punëtorët të mos jenë pasiv ndaj këtij shkatërrimi të madh që po tentohet të ndodhë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...