Haradinaj pret në takim fermerët nga Ferizaji, diskutohet për kompensimet e dëmeve të shkaktuara nga breshëri

Aktuale

Haradinaj pret në takim fermerët nga Ferizaji, diskutohet për kompensimet e dëmeve të shkaktuara nga breshëri

Më: 24 qershor 2019 Në ora: 14:36
Pamje nga takimi

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka pritur sot në takim një grup fermerësh nga Komuna e Ferizajt.

Siç ka bërë të ditur Haradinaj përmes një shkrimi në Facebook, me fermerët është diskutuar për kompensimet e dëmeve të shkaktuara nga breshëri.

Ai ka pohuar se Qeveria e vendit do të jetë përherë në mbështetje të fermerëve, dhe se do t’i shqyrtojë në afat optimal të gjitha mundësitë e trajtimit të kësaj teme në mënyrë që çështjet e ngritura nga ta të marrin kujdesin e merituar.

Postimi në Facebook:

Prita në takim një grup fermerësh nga komuna e Ferizajt të shoqëruar nga deputeti i Kuvendit të Kosovës, Labinot Tahiri, me të cilët diskutuam dhe shqyrtuam modalitetet e kompenzimit të dëmeve të shkaktuara nga breshëri në këtë anë.
Theksova se Qeveria e vendit duke qenë përherë në mbështetje të fermerëve, do t’i shqyrtojë në afat optimal të gjitha mundësitë e trajtimit të kësaj teme në mënyrë që çështjet e ngritura nga ta të marrin kujdesin e merituar!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat