Dy-ftyrësia e këshilltarit të kryeministrit, flasin për ligjin për sponsorizim, e deputeti i tyre voton kundër!

Aktuale

Dy-ftyrësia e këshilltarit të kryeministrit, flasin për ligjin për sponsorizim, e deputeti i tyre voton kundër!

Më: 24 qershor 2019 Në ora: 16:26
Ramush Haradinaj

Ligji për Sponsorizimin e Sportit nuk u votua në javën e kaluar, pasi në seancën e Kuvendit nuk kishte korum të mjaftueshëm nga deputetët e Kosovës.

Nga 69 deputetë të pranishëm në sallë – vetëm 53 deputetë votuan pro, andaj ky amandament i propozuar nga Bekim Haxhiu nuk kaloi.

Vetëm një deputet ka votuar kundër këtij ligji dhe ai është Blerim Kuçi nga radhët e AAK-së.

Por, zyrtarët e AAK-së, kanë filluar që të flasin për këtë ligj. Ani pse do duhej që fillimisht ta bindin deputetin e tyre të votojë pro ligjit dhe rëndësinë e tij, ata po e bëjnë të kundërtën. Po tregojnë në publik se do e përkrahin këtë ligj.

Njejtë ka vepruar edhe edhe këshilltari i lartë i kryeministrit të Kosovës, Erolld Belegu. Ai ka kritikuar deputetën që nuk morë pjesë në seancë, pa e përmendur fare deputetin Kuçi, pse ka votuar kundër.

“Kur mendoni me dërgu ftesa apo me e pranu “përkrahjen ” e tyre për sport – ja ku e keni listën, kush s’i ka votu për amandamentin i cili e mundëson zbatimin e ligjit për sponsorizim. 12 vjet është punuar për t`u aprovuar ky ligj dhe tani kur duhet të përkrahet nga Kuvendi, deputet mungojnë, nuk votojnë fare apo votojnë kundër. Block!”, ka shkruar Belegu në rrjetin e tij social, Facebook.

Belegu kritikon të gjithë që se kanë votuar këtë ligj, ndërsa në anën tjetër vetë deputeti i partisë së shefit të tij doli kundër amandamentit!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat