Dhurata Hoxha, uron për festën e Komunitetit Egjiptian - Bota Sot
Dhurata Hoxha, uron për festën e Komunitetit Egjiptian

Aktuale

Dhurata Hoxha, uron për festën e Komunitetit Egjiptian

Nga: v.r Më: 24 qershor 2019 Në ora: 16:37
Dhurata Hoxha

 

Ministrja e Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxha, ka përgëzuar festën e komunitetit egjiptian, në Ditën Memoriale të Komunitetit egjipitan të Kosovës, shkruan “Bota sot”.

Nëpërmjet një statusi në Facebook, Hoxha, ka thënë se komuniteti egjipitan në Kosovë përbën një pasuri të jetës së – siç shprehet ajo – të gjithmbarshme.

Statusi plotë i Hoxhës:

 

 

Përgëzime më të sinqerta për pjesëtarët e komunitetit egjiptian, me rastin e Ditës Memoriale të komunitetit egjiptian të Kosovës.

Komuniteti egjiptian i vendit tonë me të tjerët, duke u integruar dhe kontribuar në ngritjen e shtetit demokratik, përbën pasuri të jetës së gjithmbarshme, me të kaluarën e përbashkët këtu në vendin tonë, me sfidat dhe sukseset e arritura.

Ne të gjithë së bashku po angazhohemi të jetësojmë të drejtën për lumturi të secilit pjesëtar të vendit tonë, në veçanti duke përkrahur komunitetet, sepse, na obligon Kushtetuta por edhe vlerat të cilat i synojmë, vlerat integruese euro-atlantike.

Gëzuar festa bashkëqytetarë egjiptianë

 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...