Anton Berisha pjesëmarrës në Konferencën Ministrore në Stokholm

Aktuale

Anton Berisha pjesëmarrës në Konferencën Ministrore në Stokholm

Nga: Z.B Më: 25 qershor 2019 Në ora: 09:06
Pamje nga Konferenca Ministrore në Stokholm

Zëvendësministri i Jashtëm, Anton Berisha, ka bërë të ditur se ka marrë pjesë në Konferencën Ministrore në Stokholm, ku temë diskutimi ishte Integrimi në BE i Ballkanit Perendimor, përcjell “Bota sot”.

Berisha këtë e ka bërë të ditur përmes një statusi në Facebook, cili ka bërë të ditur se nikoqire e kësaj konference ishte edhe Ministrja e Jastme Margot Ëallstrom në bashkëpunim me Komisionin Evropoian i përfaqësuar nga Drejtoresha Ruiz Calavera.

Postimi i plotë:

Në Stokholm u mbajtë Konferenca Ministrore, me teme: Integrimi ne BE i Ballkanit Perendimor, nikoqire e se ciles ishte Ministrja e Jashtme Margot Ëallstrom ne bashkepunim me Komisionin Evropian perfaqesuar nga Drejtoresha Ruiz Calavera dhe perfaqesuesit e vendeve te rajonit.
Ne kete koference, Kosoven e perfaqesoi zv.ministri i jashtem, amb. Anton Berisha.
Konferenca u mbajt fill pas publikimit te raportit vjetor per Ballkanin Perendimor ku edhe u zhvillua nje debat i hapur ne te cilin perfaqesuesit e vendeve te rajonit pasqyruan pozitat e shteteve perkatese visavi procesit te integrimit dhe pritjet e tyre nga ana e BE-se.
 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat