Kryetari Mustafa u takua me Ambasadorin e Zvicrës në Kosovë - Bota Sot
Kryetari Mustafa u takua me Ambasadorin e Zvicrës në Kosovë

Aktuale

Kryetari Mustafa u takua me Ambasadorin e Zvicrës në Kosovë

Më: 25 qershor 2019 Në ora: 15:46
Pamje nga takimi

Sot, gjatë ditës kryetari i LDK-së, Isa Mustafa është takuar me Ambasadorin e Zvicrës nëKosovë, Jean-Hubert Lebet.

Kryetari Mustafa e njoftoi Ambasadorin Lebet për zhvillimet aktuale në Kosovë dhe qëndrimet e LDK-së, me theks të veçantë mbi dialogun Kosovë-Serbi, zgjedhjet brenda

LDK-së, mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë PAN dhe zhvillimin socio-ekonomik në vend.

Poashtu, kryetari Mustafa e falënderoi shtetin e Zvicrës për përkrahjen e vazhdueshme dhënë vendit tonë. Njëkohësisht, shprehu përkushtimin e LDK-së për të punuar në zhvillimin e Kosovës.

Ambasadori Jean-Hubert Lebet, falënderoi kryetarin Mustafa për pritjen dhe vlerësoi rolin e LDK-së gjatë gjithë këtyre proceseve në Kosovë

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...