Dhurata Hoxha takohet me të rinjtë e Luginës së Preshevës

Aktuale

Dhurata Hoxha takohet me të rinjtë e Luginës së Preshevës

Nga: Z.B Më: 25 qershor 2019 Në ora: 16:04
Pamje nga takimi

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka bërë të ditur se është takuar me të rinjë nga e Luginës së Preshevës, përcjell “Bota sot”.

Hoxha këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook ku ka shkruar se njohja e ndërsjellë e diplomave, kuotat e ulëta të pranimit të studentëve nga Lugina në Universitetin e Prishtinës, si dhe vështirësitë e licencimit të profesionistëve, ishin disa nga shqetësimet që diskutuam me të rinjtë e Luginës.

“Republika e Kosovës është shembull për këtë. Kështu do të dëshironim që të veprojnë edhe fqinjët tanë, në rend të parë Serbia, kur dihet se studentët nga Lugina e Preshevës, kanë probleme edhe me njohjen e diplomave nga Kosova apo Shqipëria që kanë validitet në tërë botën, por jo edhe në Serbi”, ka shkruar ajo.

Postimi i plotë:

Takimi me të rinjtë e Luginës së Preshevës, ishte rast për të diskutuar për vlerat e rinisë tonë, për kapacitetet në të gjitha fushat, krahasuar me bashkëmoshatarët e vet nga vendet e BE-së.

Njohja e ndërsjellë e diplomave, kuotat e ulëta të pranimit të studentëve nga Lugina në Universitetin e Prishtinës, si dhe vështirësitë e licencimit të profesionistëve, ishin disa nga shqetësimet që diskutuam me të rinjtë e Luginës. Këto brenga tashmë janë zgjidhur në të gjitha vendet e rajonit. Ne këtë shqetësim, e kemi përcjell te instancat e BE-së, në diskutimet për fqinjësinë e mirë dhe provat e kësaj fqinjësie të mirë nga ana jonë.

Republika e Kosovës është shembull për këtë. Kështu do të dëshironim që të veprojnë edhe fqinjët tanë, në rend të parë Serbia, kur dihet se studentët nga Lugina e Preshevës, kanë probleme edhe me njohjen e diplomave nga Kosova apo Shqipëria që kanë validitet në tërë botën, por jo edhe në Serbi.

Të rinjtë tanë në Luginë, në këtë pjesë të Ballkanit, duhet të gëzojnë të gjitha të mirat që ju takojnë, me mundësi të gjetjes së fushës së interesimit si aftësim për punë konform kërkesave të tregut global, në shkencë, art, muzikë, sport dhe aktivitete rinore.

Krenare me vlerat dhe vizionin euro-atlantik të të rinjve të Luginës!

#DhurataHoxha
 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat