Bajrami ia thotë në sy Palit: Udhëzimi i juaj e ka vazhduar monopolin e Devollëve

Aktuale

Bajrami ia thotë në sy Palit: Udhëzimi i juaj e ka vazhduar monopolin e Devollëve

Më: 25 qershor 2019 Në ora: 16:28
Gjatë raportimit të ministrit Pal Lekaj në Komisionin për Zhvillim Ekonomik

Ish-ministrja e Tregtisë, tashmë deputete e LDK’së në Kuvendin e Kosovës, gjatë raportimit të ministrit Pal Lekaj në Komisionin për Zhvillim Ekonomik sa i përket çështjes së monopolit në homologim, ka thënë se Udhëzimi Administrativ i nxjerrë nga Lekaj ka mundësuar vazhdimin e monopolit për kompaninë “EuroLab” shpk.

Bajrami i ka thënë se asnjë gjykatë nuk mund ta vërtetojë që me ligjin aktual mundësohet monopoli, duke i theksuar Pal Lekajt se udhëzimi që ai e ka bërë në vitin 2018, e mundëson një gjë të tillë.

“Asnjë nen, dhe nuk ka gjykatë që ta vërteton që ligji aktual e vazhdon monopolin.Ti e ke vazhdu monpolin me udhëzim administrativ. Neni 7 i udhëzimit tand e ka mundësuar këtë, saktësisht paragrafi 4”, ka thënë Bajrami.

Ajo ndër të tjera ka thënë se në gjithë diskutimet e bëra në Komision është vërejtur qartë, se kush është pro vazhdimit të monopolit në homologim dhe kush kundër.

“Prej krejt diskutimeve tona.Krejt që na kanë përcjellë e kanë pa kush është pro edhe kush është kundër homologimit”, ka thënë ndër të tjera Bajrami.

Gjatë gjithë raportimit ka pasur tensione ndërmjet ministrit Lekaj dhe deputetëve të opozitës. Lekaj është përplasur me Glauk Konjufcën në momentin kur ky i fundit e ka pyetur se ‘sa para i ka marrë nga Devollët”, kur e ka bërë udhëzimin administrativ 02/2018, për të cilin Apostolova thotë se e mundëson vazhdimin e monopolit të homologimit në Kosovë.

Ministri i Infrastrukturës ka reaguar duke thënë se asnjëherë në jetën e tij nuk ka marrë para.

Ka folur edhe deputeti, Memli Krasniqi, duke thënë se Lekaj nuk ka krijuar monopol, por se vetëm e ka vështirësuar konkurrencën. Krasniqi ka kërkuar nga ministri që të krijojë hapsirë që edhe të operojnë edhe qendra të tjera të homologimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat