Lajm i gëzueshem për diasporën, Gani Thaçi merr vendimin e madh - Bota Sot
Lajm i gëzueshem për diasporën, Gani Thaçi merr vendimin e madh

Aktuale

Lajm i gëzueshem për diasporën, Gani Thaçi merr vendimin e madh

Më: 25 qershor 2019 Në ora: 17:24
Gani Thaçi

Njeriu i cili prej vitesh ka pushtet të madh në Byronë Kosovare të Sigurimeve, Gani Thaçi, vëllai i presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, do të pensionohet të premten.

Nga e premtja, Gani Thaçi nuk do të ushtrojë asnjë pozitë në byronë ku kishte shërbyer si drejtor ekzekutiv e pastaj edhe si koordinator.

Nga një email i Byrosë Kosovare të Sigurimeve, të cilin e ka siguruar media, është mësuar se të punonjësit e kësaj byroje kanë organizuar një drekë lamtumirëse për nderë të pensionimit të Gani Thaçin.

“Me rastin e pensionimit të parakohshëm të Koordinatorit z. Gani Thaçi ftoheni të gjithë te premten me datë 28.06 ditë e Premte ora 12:00 që të merrni pjesë në një drekë lamtumirëse që kemi organizuar për nder të bashkpunimit disa vjeçar”, thuhet në e-mailin e BKS-së.

Zyrtarët e BKS-së kanë përgatitur edhe një befasi për Thaçin në ditën e pensionimit të tij.

“Iu lutem nëse shihni se dikush nga stafi mungon ose që kam harruar ta përfshijë në e-mail e njoftoni. Gjithashtu jemi interesuar ta blejmë një dhuratë me vetfinancim secili sipas mundesisë në kontribut”, thuhet në e-mail.

E, pensionimi i Gani Thaçit nga Byroja Kosovare e Sigurimit përbën lajm të gëzueshëm për diasporën kosovare.

Është pikërisht Gani Thaçi, njeriu me shumë ndër vite në BKS, i cili ka udhëhequr politikat e kësaj byroje, e të cilat kanë dëmtuar financiarisht diasporën e Kosovës përmes polisës ndërkombëtare të sigurimeve kufitare për shtetet e Evropës, që njihet si Kartoni i Gjelbër.

Qindra miliona euro kanë përfituar kompanitë e sigurimeve në Kosovë me arsyetimin se vendi nuk është pjesë e Kartonit të Gjelbër.

Sipas të dhënave, rreth 10 milionë euro llogaritet të jetë vlera vjetore e grumbulluar nga tarifat e sigurimeve kufitare në Kosovë.

Milionat e Departamentit të Kartonit të Gjelbër të Byros Kosovare të Sigurimeve, prej gati dy vitesh menaxhohen nga Edona Ahmeti, reja e Gani Thaçit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...