Sveçla: Kemi argumentuar se Thaçi urdhëroi deportimin e turqve - Bota Sot
Sveçla: Kemi argumentuar se Thaçi urdhëroi deportimin e turqve

Aktuale

Sveçla: Kemi argumentuar se Thaçi urdhëroi deportimin e turqve

Më: 25 qershor 2019 Në ora: 17:57
Xhelal Sveçla

Xhelal Sveçla, deputet i Kuvendit të Kosovës nga lëvizja Vetëvndosje, njëherazi një nga anëtarët e Komisionit hetimor për rastin e gjashtë shtetasve turq, ka thënë se Komisioni ka arritur ta argumentojë se urdhërdhënësi i deportimit të turqve nga Kosova është presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Ai ka folur të martën në “Imazh” te RTK.

“Unë mendoj që ne kemi argumentuar se presidenti Thaçi është urdhërdhënësi. Nuk kemi dëshmi, por dyshim të bazuar dhe rrethana që sjellin deri tek ky konkludim. Tash radhën e ka Prokuroria Speciale, e cila veçse e ka një draft të raportit që ia kemi dorëzuar. Ditëve të ardhshme do të kërkojmë që Kuvendi t’ia dërgojë raportin e Kuvendit”, ka thënë Sveçla.

Ai ka kërkuar që personat që kanë përgjegjësi për deportimin e shtetasve turq të vihen para drejtësisë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...