Pacolli: Nuk ka krizë humanitare, “playbacku i Millosheviçit është i njohur për Kosovën” - Bota Sot
Pacolli: Nuk ka krizë humanitare, “playbacku i Millosheviçit është i njohur për Kosovën”

Aktuale

Pacolli: Nuk ka krizë humanitare, “playbacku i Millosheviçit është i njohur për Kosovën”

Më: 25 qershor 2019 Në ora: 19:23
Behgjet Pacolli

Ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli, duke demantuar mediat e Serbisë dhe autoritete e këtij shteti, se po mundohen të inskenojnë krizë humanitare në Kosovë, ka pohuar se “nuk ka krizë humanitare që nga viti 1999, kur forcat serbe u larguan nga Kosova dhe nuk do të ketë kurrë një krizë të tillë”.

“Unë i bëj thirrje bashkësisë ndërkombëtare që të monitorojnë këtë përpjekje nga Serbia për të destabilizuar Kosovën dhe ta dënojnë atë”, ka theksuar Pacolli.

Postimi i Pacollit në Facebook:

Qeveria serbe, mediat e kontrolluara në Serbi dhe politikanët kukulla të Beogradit në veri kanë filluar një fushatë lajmesh të rreme për të krijuar histeri kinse që ekziston një krizë humanitare në veri. Playbacku i Millosheviçit tani i dirigjuar, është i njohur për Kosovën.  Ne do të kundërshtojmë këtë propagandë që ka për qëllim krijimin e tensioneve dhe incidenteve në Kosovën veriore. Nuk ka krizë humanitare që nga viti 1999 kur forcat serbe u larguan nga Kosova dhe nuk do të ketë kurrë një krizë të tillë. Kosova do të kujdeset për të gjithë qytetarët e saj.  Në Kosovën veriore ka mjaft produkte dhe medikamente.  Unë i bëj thirrje bashkësisë ndërkombëtare që të monitorojnë këtë përpjekje nga Serbia për të destabilizuar Kosovën dhe ta dënojnë atë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...