Pas deklaratës se nuk do ta ndërpresë kontratën e Devollëve, VV i ja ngjet një nofkë Palit

Aktuale

Pas deklaratës se nuk do ta ndërpresë kontratën e Devollëve, VV i ja ngjet një nofkë Palit

Më: 25 qershor 2019 Në ora: 19:29
Pal Lekaj

Lëvizja Vetëvendosje ka kërkuar që të ndalet kontrata me kompaninë për homologimin e veturave “Eurolab”, e cila është në pronësi të biznesmenit Shkelqim Devolli. VVka kërkuar nga Ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj, të cilin Glauk Konjufca e ka akuzuar se ka marrë para nga Devollët, që ta ndërpresë kontratën me Devollin. Partia e Albin Kurtit iu ka drejtuar Lekajt me emrin ‘Pal-Leku”.

Para Komisionit Parlamentar për Zhvillim Hetimor, ka raportuar sot ministri Lekaj mbi kontratën për homologim, e cila për 10 vjet e ka shndërruar tregun në monopol, pa konkurrencë ndaj kompanisë së Devollit.

Vetëvendosje këron që të hartohet një udhëzim, ku planifikohet ndërprerja e kontratës me kompaninë “Eurolab”.

Partia e Kurtit thotë se kjo kontratë e MI’së me kompaninë në fjalë është lidhur si favor në këmbim të ryshfetit të vazhdueshëm.

Shkrimi i plotë i VV’së në Facebook:

PAL-LEKU dhe Monopoli i Homologimit të veturave Pal Lekaj deklaroi sot gjatë raportimit në Komision se nuk do ta ndërpresë kontratën abuzive dhënë Devollit nën emrin e EUROLAB. Kjo kontratë daton prej vitit 2009, e dhënë sigurisht si favor në këmbim të rryshfetit të vazhdueshëm. Sipas Ligjit në fuqi për automjete miratuar më 2017 dhe atij për konkurrencën, Ministri aktual i Infrastrukturës do të duhej ta hartonte një udhëzim ku të planifikohej dhe ndërprerja e kësaj kontrate me Devollin për homologimin. Ministri PAL-LEKU në vend se të bënte këtë e hartoi një udhëzim ku i përshkroi çdo kriter që EUROLAB tashmë e plotësonte, madje dhe sipërfaqen e kuzhinës dhe administratës. E kush tjetër do ta fitonte një licencë përpos EUROLAB? Lëvizja VETËVENDOSJE! kërkon ndaljen e kësaj kontrate që skandon me 1 korrik dhe po i rrjep xhepat e qyetarëve tanë dhe vendosjen e rregullit dhe drejtësisë në këtë sektor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat