Zeka: Nuk më besonit kur thosha që paratë e taksapaguesve kanë shkuar edhe për frizura femrash e dhurata për dashnore

Aktuale

Zeka: Nuk më besonit kur thosha që paratë e taksapaguesve kanë shkuar edhe për frizura femrash e dhurata për dashnore

Nga: G.B Më: 25 qershor 2019 Në ora: 19:45
Milaim Zeka

Deputeti Milaim Zeka, ka reaguar pas lajmit se Ministria  Inovacionit që ka udhëhequr Besim Beqaj ka ndarë para dhe për sallone ondulomi.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se nuk i kanë besuar kur ka thënë se paratë e taksapaguesve kanë shkuar edhe për frizura femrash e dhurata për dashnore, përcjell Bota sot.

“Hiq nuk me besojshi kur ju thojsha qe parat e taxapagueseve kane shku edhe per frizura femrash, e dhurata per dashnore...”, ka shkruar Zeka në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat