Sqarohet Prokuroria: Nuk publikuam emra të dëshmitarëve në rastin e Azem Sylës

Aktuale

Sqarohet Prokuroria: Nuk publikuam emra të dëshmitarëve në rastin e Azem Sylës

Më: 25 qershor 2019 Në ora: 21:57
Azem Syla

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ka reaguar ndaj shkrimeve se prokurori italian që hetoi Azem Sylen ka publikuar emrat e dëshmitarëve duke bërë shkelje të rëndë.

Prokuroria nëpërmjet një sqarimi ka njoftuar se prokurori vendor i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, gjatë seancës së sotme, nuk ka zbuluar asnjë emër të dëshmitarëve të mbrojtur por, të dëshmitarit bashkëpunues, dhe për më tej, prokurori i PSRK-së, i është referuar shkresave që vet prokurori i EULEX-it, Danilo Ceccarelli iu ka referuar më herët.

“Andaj, shkrimet e tilla janë plotësisht të pasakta, si dhe, deklaratat e ish-prokurorit Ceccarelli, janë tendencioze, pasi që vet ai në fjalën e tij hyrëse iu ka referuar si dëshmitar bashkëpunues dhe asnjëherë si dëshmitar i mbrojtur. Ish- prokurori Ceccarelli, si prokuror i rastit në fajlë, në aktakuzën e përpiluar nga ai, i ka të cekur të gjithë emrat dhe mbiemrat e plotë të secilit dëshmitarë të përmendur nga ai sot në gjykim, si dhe prokurori vendor i Prokurorisë Speciale vetëm e ka përfaqësuar lëndën e Ceccarellit”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat