Vasfije Krasniqi dëshmon sot në Parlamentin italian për krimet e dhunës seksuale gjatë luftës

Aktuale

Vasfije Krasniqi dëshmon sot në Parlamentin italian për krimet e dhunës seksuale gjatë luftës

Më: 26 qershor 2019 Në ora: 07:08
Vasfije Krasniqi-Goodman

Sot në Romë, Delegacioni i Kosovës i udhëhequr nga ish-presidentja Atifete Jahjaga në përbërje të të cilit do të jenë deputetët Mexhide Mjaku-Topalli e Saranda Bugujevci dhe Vasfije Krasniqi-Goodman, e mbijetuara e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, do të dëshmojnë në Parlamentin italian.

Komisioni për Punët e Jashtme i Dhomës së Deputetëve dhe Komisioni Parlamentar i Hetimeve mbi Feminicidin (vrasjen e grave) si dhe mbi të gjitha format e dhunës me bazë gjinore, në Senatin italian do të zhvillojnë seanca dëgjimore për të mbijetuarat e dhunës seksuale të luftës në Kosovë.

Seancat do të kryesohen nga Senatorja Valeria Valente, Kryetare e Komisionit Parlamentar te Hetimeve mbi Femicidin, si dhe mbi të gjitha format e dhunës me bazë gjinore dhe nga Marta Grande, Kryetare e Komisionit për Punë të Jashtme e Dhomës së Deputetëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat