Albulena Haxhiu: Ministri i Arsimit po eksperimenton me fëmijët tanë

Aktuale

Albulena Haxhiu: Ministri i Arsimit po eksperimenton me fëmijët tanë

Më: 26 qershor 2019 Në ora: 09:31
Albulena Haxhiu

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu ka reaguar ndaj Ministrit të Arsimit, Shyqeri Bytyqi.

Haxhiu ka thënë se pavarësisht se Ministri ka deklaruar në Komision se ka pasur shkelje në hartimin e teksteve shkollore ai do t’i pilotojë këto tekste të reja.

Deputetja është shprehur se Ministri po do të eksperimentojë me fëmijët tanë.

Ajo ka renditur disa nga tekstet ku sipas saj janë të përpiluara gabimisht.

“Psikologjisë 11- “Femrat janë më anksioze, të depresuara, kanë vetëbesim paksa më të ulët dhe përfshihen në agresivitet verbal indirekt, (p.sh shpërndarje thashethemesh të paqena)”.

“Meshkujt e rëndomtë përfshihen në më shumë agresivitet fizik dhe sjellje të rrezikshme dhe në këtë mënyrë bëjnë më shumë krime”

Haxhiu i ka quajtur skandale dhe veprime kriminale të Ministrit mbi fëmijët.

“Si ky skandal, ka edhe shumë të tjera. Këto veprime të Ministrit janë krim mbi fëmijët.
Kjo quhet shkelje e rëndë e të drejtave të njeriut dhe kushtetutës tonë. Kur një zyrtar me vetëdije lëshon në sistemin arsimor tekste të pa verifikuara shkencëtarisht, moralisht dhe cilësisht”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat