Haradinaj: Asnjë skenar mashtrues nuk do të ndikojë në institucionet kredibili të Kosovës

Aktuale

Haradinaj: Asnjë skenar mashtrues nuk do të ndikojë në institucionet kredibili të Kosovës

Nga: v.r Më: 26 qershor 2019 Në ora: 12:11
Ramush Haradinaj

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, nëpërmjet një deklarate publike ka thënë se institucionet e zbatimit të ligjit kanë marrë veprime konkrete në parandalimin e të aktiviteve të paligjshme në vend, shkruan “Bota sot”.

Postimi i plotë i Haradinajt:

Institucionet e zbatimit të ligjit kanë ndërmarrë veprime konkrete në parandalimin dhe luftimin e të gjitha aktiviteteve të paligjshme ndërkufitare në zonën e rripit të gjelbër që kufizon në pjesën veriore Kosovën dhe Serbinë. Asnjë skenar mashtrues ose lajm i rremë nuk do të ndikojë që institucionet kredibile dhe të ligjshme të Kosovës të heqin dorë nga misioni i tyre për zbatimin dhe sigurimin e sundimit të ligjit në të gjitha pjesët e Kosovës, përfshirë zonën e rripit të gjelbër në veri ku edhe kufizohet Republika e Kosovës me Serbinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat